PISA – FIRENCE – SIENA – SAN GIMIGNANO

PISA FIRENCE

Destinacioni

Zgjat

2 ditë

Fillon nga

229.00

Rreth udhëtimit

PISA
FIRENCE
SIENA
SAN GIMIGNANO

Plani i udhëtimit

Paraqitja në aeroportin e Tiranës të paktën 2 orë para nisjes dhe takimi me guidën shoqëruese.
Nisja nga Tirana për në Pizë, ora 06:00 – fluturim direkt (1 orë e 50 minuta).

Pas mbërritjes, fillojmë vizitën në qytetin historik të Pizës, duke shëtitur ndër monumentet më ikonike të saj.
Turit nis te Kulla e Pizës, një nga simbolet më të famshme në botë, e njohur për pjerrësinë e saj të veçantë. Kjo kullë shërben si kambanorja e Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e tretë më e vjetër e kompleksit monumental.  Më tej vizitojmë Sheshin Santa Maria Assunta (Piazza dei Miracoli), një prej qendrave më të rëndësishme historike dhe artistike në Itali, ku ndodhet katedralja mesjetare madhështore e Pizës dhe monumente të trashëgimisë botërore UNESCO.

Pas vizitës në Pizë, udhëtimi vazhdon drejt Firences, kryeqytetit të artit dhe Rilindjes italiane.
Vizita panoramike përfshin pikat më të rëndësishme të qytetit:

  • Duomo – Santa Maria del Fiore
  • Piazza della Repubblica
  • Piazza della Signoria
  • Palazzo Vecchio
  • Galeria Uffizi
  • Ponte Vecchio
  • Palazzo Pitti
  • Piazzale Michelangelo – panorama më e bukur e Firences

Në mbrëmje bëhet akomodimi në hotel.
Pjesa tjetër e ditës e lirë për të shijuar Firencen sipas dëshirës.

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Sienës – udhëtimi zgjat rreth 1 orë.
Mbërritja dhe vizita në pika kryesore të qytetit:

  • Museo della Opera
  • Duomo di Siena
  • Piazza del Campo
  • Torre del Mangia

Më pas udhëtojmë drejt zonës së Chianti, të njohur për peizazhet e saj të mrekullueshme dhe prodhimin e verërave elitare. Aty do të kemi mundësinë të bëjmë degustim vere dhe të shijojmë drekë tradicionale toskane, me produkte tipike të zonës.

Pas drekës, vazhdojmë turin drejt San Gimignano, qyteti i famshëm për kullat mesjetare, artin e shekujve XIV–XV dhe verën e veçantë Vernaccia di San Gimignano. Shëtitje e lirë në qytetin muze me peizazhe unike kodrinore.

Pas përfundimit të vizitës, transferimi për në aeroportin e Pizës.
Fluturimi drejt Tiranës në 17:45.

Përfshihen NUK Përfshihen

  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Pisa  – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire
  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit 7 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka
  4. Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
  5. Taksa e Pises 3 euro personi  ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  6. Taksa e Firences 3 euro personi ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

CMIMET PER FEMIJET

  •  Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
    Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
    ——————————————————-
    DOGANA
    1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
    2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
    ——————————————————-
    INFORMACIONE
  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50 euro mbi çmimin për person.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  • Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
  •  Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
  • Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.

Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Informacion i rëndësishëm për klientët

  1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
  2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
  3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
  4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
  5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
  6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
  7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
  8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
  9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
  10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
  11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
  12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
  13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
  14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
  15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
  16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
  17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
  18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
  19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
  20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
  21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
  22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
  23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
  24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

Kualiteti i Udhëtimit

Nuk ka komente ende

Shto një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

  • Cilësia
  • Vendndodhja
  • Çmimi

Udhëtime të ngjashme