BRUKSEL – AMSTERDAM – HAGE – BRUGES – ANTWERP (4 Dite – 3 Nete)

Bruksel , Amsterdam

Destinacioni

Zgjat

4 ditë

Fillon nga

519.00

Rreth udhëtimit

Një udhëtim i paharrueshëm në zemër të Evropës, mes qyteteve që pulsojnë histori, art dhe kulturë: Brukseli me hijeshinë e tij aristokrate dhe shijet belge; Amsterdami me kanalet romantike dhe frymën e lirë; Haga, elegante dhe diplomatike; Bruges, si një përrallë mesjetare; dhe Antwerp, qyteti i diamanteve dhe stilit. Çdo ndalesë solli përjetime unike në një aventurë që mbetet gjallë në kujtesë.

 

💶 Çmimi: 519 €/person

📅 Data e udhetimit : 7 – 10 Maj

⏳ Kohëzgjatja : 4 Ditë – 3 Netë

Plani i udhëtimit

Fluturimi për në Dortmund . Nisja në orën 05:45. Mbrritja në Dortmund  në orën 08:20. Transferimi në Amsterdam
Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi qëndror Dam, dhe qendra e njohur tregtare, me arkiteture te rafinuar , ” Magna” ( ish zyra e postes se Amsterdamit) . Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit . Vizitë per foto në muzeumin Kombetar te Hollandes “Rijks Museum” , Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit. Akomodimi ne Hotel.

Mëngjesi në Hotel.   Më pas nisemi për të vizituar një nga kopshtet më të bukur dhe më të vecantë në botë, kopshti i tulipanëve " Keukenhof" ( i etiketuar ndryshe dhe si Kopshti i Europës" ) (OSPIONALE), pas vizites se parkut te Tulipanëve , udhëtimi yne  vazhdon për në qendren administrative dhe diplomatike te Hollandes, Hage. Vizitë e shkurtër në Hage. ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes , qendra elegante tregtare ” De Passage” ,dhe monumente të tjera,të këtij qyteti . Me pas ndalojme per nje vizite te shkurter ne qytetin e bukur kulturor te Antwerpit , ne Belgjike , ku do te vizitojme Bashkine pompoze , katedralen e qytetit po keshtu sheshet dhe monumentet e tjera te tij.
Akomodimi ne hotel ne Bruksel

Mëngjesi në Hotel. Vizit ne Bruksel
Vazhdon vizita panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Atomi (Kulla me e vecante me motive shkencore e Europes), Ndertesa e Parlamentit Europian, Sheshi ” de la Bouteille” ,Parkun dhe shatrivani i famshem “Park du Cinquantenaire”.Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Akomodimi ne hotel ne Bruksel

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qytetin Romantik të Bryzhit,Belgjike, i cili te ofron shumeçka,duke nisur nga ndertesat katakteristike te stilin rilindas Fleming, dyqanet artizanale te çokollatave dhe punimeve me grep, por njekohesisht mund te perjetoni nje xhiro me barke ne nje prej shume kanaleve ” Alla Veneciane” te tij , jo me kot e etiketojne shpesh si ” Venecia e Veriut”.
Me pas ,Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel – Tiranë në orën 21:05. Mbrritja në Tiranë në orën 23:35.

Përfshihen NUK Përfshihen

NE CMIM PERFSHIHET 
  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire
NE CMIM NUK PERFSHIHET 
  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit  5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka
  4. Parku tulipaneve Keukenhov 30 euro personi (bileta + transporti )

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

 Politikat për Fëmijët :

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.

DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE

INFORMACIONE :

  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  • Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
  •  Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
  • Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
  • Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.