ALBEROBELLO – POLIGNANO A MARE – BARI – MATERA – ALTAMURA (2 Dite – 1 Nate)

ALBEROBELLO – POLIGNANO A MARE – BARI – MATERA – ALTAMURAl ITALI

Destinacioni

Zgjat

2 ditë

Fillon nga

€0.00

Rreth udhëtimit

Një aventurë e paharrueshme per festat e Nentorit në Italinë e Jugut!

Udhëtimin e nisim duke zbuluar magjinë e Alberobellos me shtëpitë unike Trulli, bukurinë bregdetare të Polignano a Mare, historinë e Barit, qytetin mahnitës të Materas me banesat shkëmbore Sassi dhe atmosferën autentike të Altamurës.

Një udhëtim që ndërthur natyrën, historinë, kulturën dhe bukuritë më të veçanta të Italisë së Jugut. ✨

💶 Çmimi: 229 €/person

📅 Data e udhetimit : 28-29 Nentor

⏳ Kohëzgjatja : 2 Ditë – 1 Natë

Plani i udhëtimit

Takimi në aeroportin  e Tiranës bëhet me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara nisjes së fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bari në orën 06:00.

Pas mbërritjes në Bari nisemi me autobus drejt Materës, një nga qytetet më të veçanta të Italisë, i njohur për historinë e tij të lashtë dhe lagjet shkëmbore “Sassi di Matera”. Rrugicat e ngushta prej guri dhe peizazhi unik krijojnë një atmosferë të paharrueshme.
• Vizita në Matera përfshin:

  • Piazza Vittorio Veneto, një nga sheshet më të rëndësishme të qytetit .
  • Banka di Napoli
  • Piazza San Pietro Caveoso
  • Piazza San Giovanni
  • Kisha e San Pietro Barisano dhe Bazilika Katedrale e Materës – “Maria Santissima della Bruna”, nga ku shijojmë pamje panoramike mbi qytetin e vjetër

• Do të vizitojmë gjithashtu shpellat karakteristike dhe muzetë, ku tregohet jeta tradicionale e banorëve që dikur jetonin në këto banesa të gdhendura në shkëmb. Matera është një thesar i gjallë kulturor, aq i veçantë sa u zgjodh si një nga vendet e xhirimit të filmit James Bond “No Time to Die” (2021).

• Pasdite, vazhdojmë udhëtimin drejt Altamurës, vetëm 20 km larg. Ky qytet i lashtë i Puglias është i njohur për bukën tradicionale, të cilës i ka dhënë emër në gjithë Italinë, dhe për prodhimin e brioshëve origjinalë. Ne Altamura vizitat fillojne nga Porta Bari ,Qendra historike e Altamures, Piazza e Republikes , Porta Matera ,Piazza e Resistences, Katedralja e Maria Asunte dhe Piazza Duomo.

Në përfundim të vizitave, akomodimi në hotel.

Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt një prej qyteteve më unike të jugut të Italisë – Alberobello, i njohur për shtëpitë tradicionale “Trullo”, struktura konike prej guri që janë shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Një shëtitje nëpër rrugicat e këtij qyteti përrallor është si një udhëtim në një tjetër kohë.
• Pas vizitës në Alberobello, udhëtimi vazhdon drejt brigjeve të Adriatikut, në qytetin piktoresk Polignano a Mare. Me shkëmbinjtë që zhytën në detin e kaltër dhe ballkonet me pamje mahnitëse, ky qytet bregdetar është një ndalesë e shkurtër, por e paharrueshme.
• Më pas, udhëtojmë drejt Barit, kryeqyteti i rajonit të Puglias, ku në shoqërinë e guidës lokale do të vizitojmë monumentet më të rëndësishme të qytetit, përfshirë:

  • Katedralen San Sabino
  • Basilikën San Nicola, një vend pelegrinazhi me rëndësi ndërkombëtare
  • Kështjellën Normanno-Svevo dhe Piazza Mercantile një nga sheshet më të gjalla dhe historike të qyteti

Në përfundim të vizitës, bëhet transferta për në aeroportin e Barit, për fluturimin direkt Bari – Tiranë, me nisje në orën 23:50.

Përfshihen NUK Përfshihen

  1. Biletat e avionit vajtje-ardhje  ( TIRANE – BARI – TIRANE)
  2. Akomodimi ne hotel
  3. Mengjesi ne hotel
  4. Transfertat aeroport-hotel-aeroport dhe shetitjet me autobuz
  5. Guida shoqeruese Shqiptare
  6. Lejohet te meret me vete nje cante me permasa deri ne 40X30X20 cm / 8 kg pa rrota
  • Taksa e turistit 5 €/person per nate (paguhet ne zyre kur behet rezervimi )
  • Siguracioni i shendetit ( i keshillueshem )
  • Drekat, darkat dhe hyrjet në monumente/muzeume
 

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

• Politikat për Fëmijët :

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.

Detaje te tjera:

  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  •  Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
  •  Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
  • Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE