VOLOS & SKIATHOS GREQI 5 DITE | 4 NETE
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Rreth udhëtimit
☀️ Zbuloni magjinë e verës në Volos, Pelion dhe Skiathos! 🌊
Përjetoni disa ditë të paharrueshme mes brigjeve mahnitëse të Detit Egje, ku natyra, deti kristal dhe peizazhet spektakolare krijojnë kombinimin perfekt për pushime verore.
Ky udhëtim ju çon në zemrën e rajonit magjepsës të Pelionit, duke ju dhuruar momente relaksi në disa nga plazhet më të bukura të Greqisë, si Mylopotamos Beach, Agios Ioannis dhe Horefto Beach, të njohura për ujërat e tyre të kthjellëta, gjelbërimin e harlisur dhe panoramat mahnitëse.
Aventura vazhdon në ishullin përrallor të Skiathos, një perlë e Egjeut që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Këtu do të keni mundësinë të shijoni Koukounaries Beach, një nga plazhet më të famshme dhe më të bukura të Greqisë, me rërën e artë dhe detin me ngjyra të mrekullueshme.
🌴 Det i kristaltë, plazhe spektakolare, natyrë magjike dhe atmosferë verore unike – gjithçka që ju nevojitet për pushimet ideale ju pret në Volos dhe Skiathos.
✨ Një udhëtim i krijuar për ata që kërkojnë relaks, aventura dhe kujtime të paharrueshme nën diellin e Greqisë. 🇬🇷🌞
Rezervo me 50€ pushimet e tua dhe pjesen tjeter e paguani 3 jave perpara udhetimit
️
Destinacioni: Volos-Skiathos-Mylopotamos Beach-Agios Ioannis-Horefto Beach
Çmimi: 249 €/person
Datat e udhetimit :
- Korrik : 1 – 5 , 8 – 12 , 15 – 19 , 22 – 26 » 249 €/person (me mengjes )
» 309 € /person (me mengjes+ darke ) - Korrik : 29 korrik – 2 gusht » 249 €/person (me mengjes )
» 309 € /person (me mengjes+ darke ) - Gusht : 5 – 9 , 12 – 16 , 19 – 23 , 26 – 30 » 269 €/person (me mengjes )
» 329 € /person (me mengjes+ darke ) - Shtator : 31 gusht – 4 shtator » 269 €/person (me mengjes )
» 329 € /person (me mengjes+ darke )
Kohëzgjatja: 5 Ditë / 4 Netë
Plani i udhëtimit
- Nisja nga Tirana në orën 00:00 (mesnatë) tek Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi".
- Vazhdimi i udhëtimi drejt Greqisë me ndalesa të shkurtra pergjatë rrugës për pushim dhe kafe.
- Kalimi i kufirit në pikën kufitare të Kapshticës dhe vazhdimi i udhëtimit drejt rajonin piktoresk të Pelion, një nga destinacionet më të bukura bregdetare në Greqi ku parashikohet te arrijme ne oret e para te mengjesit.
Mylopotamos Beach
Një plazh ikonik i njohur për ujin kristal, shkëmbinjtë spektakolarë dhe natyrën e paprekur. Gjate kohes se qendrimit do te kemi mundesine te shijojme :
- Kohë e lirë për plazh dhe relaks
- Mundësi për drekë në tavernat tradicionale buzë detit
- Pasi kemi shijuar diten , pasdite nisja drejt qytetit bregdetar të Volos.
Akomodimi në hotel Nefeli ne qender te qytetit .
Konsumimi i darkës në hotel sipas paketes dhe me pas kohe e lire per ta shijuar në shëtitoren e bukur të Volos e cila nodhet vetem disa hapa nga hoteli apo përgjatë portit të jahteve ( sugjerime të vazhdueshme nga guida për qytetin dhe aktivitetet gjatë kohës së lirë )
Dita 2: Eksplorimi i Pelion: Agios Ioannis Beach
- Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Pas mëngjesit nisemi drejt bregdetit lindor të Pelion, një zonë e njohur për ujërat kristal dhe natyrën e paprekur.
Agios Ioannis Beach
Një nga plazhet më të frekuentuara dhe më të bukura të zonës, me rërë të artë dhe ujë të pastër, ideal si për relaks ashtu edhe për aktivitete.
Gjatë ditës:
- Kohë e lirë për plazh dhe not në ujërat kristal
- Mundësi për të provuar sporte ujore (opsionale)
- Shëtitje përgjatë vijës bregdetare dhe pushim në beach bar-et e zonës
- Sugjerime nga guida për restorantet më të mira lokale dhe gatimet tradicionale
- Zona është e organizuar me shezlone, bare dhe restorante, duke e bërë perfekte për të kaluar një ditë të plotë relaksi dhe argëtimi.
- Pasdite, kthimi në Volos .
- Konsumimi i darkes në hotel
Kohë e lirë për të eksploruar qytetin sipas dëshirës
Një nga ditët më të veçanta të udhëtimit !
- Konsumimi i mëngjesit në hotel .
Nisje me anije drejt ishullit të mrekullueshëm Skiathos.
Udhëtimi me anije zgjat rreth 2 – 2.5 orë në çdo drejtim dhe shoqërohet me muzikë, atmosferë festive dhe pamje panoramike të mrekullueshme të detit Egje dhe bregdetit të Pelionit. - Pas mbërritjes në ishull drejothemi per ne portin e qytetit ku do te kemi dhe kohë te lirë për shëtitje në qendrën karakteristike me rrugica të ngushta, dyqane suveniresh dhe kafene tradicionale.
- Mundësi për fotografi dhe eksplorim të atmosferës tipike ishullore.
- Më pas, vazhdimi i programit me transferim drejt plazhit të famshëm të Koukounaries Beach, një nga plazhet më të njohura në Greqi, i vlerësuar për:
• rërën e artë dhe të imët
• ujërat e kristalta dhe të cekëta dhe ambientin e gjelbëruar përreth. - Kohë e lirë për plazh, not dhe relaks për disa orë.
- Në këtë zonë gjenden bare plazhi, restorante dhe mundësi për aktivitete ujore (opsionale).
- Në orët e pasdites, nisja për kthim drejt Volosit me anije, duke shijuar sërish panoramën e detit dhe atmosferën relaksuese të udhëtimit.
Mbërritja në Volos në mbrëmje dhe kohë e lirë ne qytet .
- Konsumimi i mengjesit ne hotel .
- Pas mëngjesit, nisje për në plazhin e Horefto Beach, një destinacion i preferuar për pushuesit që kërkojnë qetësi dhe ujëra të kristalta.
- Ditë e dedikuar për relaks dhe shijim të bregdetit.
Në mbrëmje, kthim në Volos dhe shëtitje e lirë në qytet.
- Konsumimi i mengjesit ne hotel .
- Kohe e lire per kafe dhe shopping ne qytet .
- Largohemi nga qyteti dhe nisemi për në Shqipëri me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës dhe mbërritja në mbrëmje ne Tirane pas nje eksperience te paharrueshme pushimesh .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
- Akomodim në hotel Nefeli 3 yje superior .
- Mëngjesi dhe darka sipas paketave
- Guida shoqëruese shqiptare gjatë udhëtimit
- Vizitat sipas programit
- Bileta e turit me anije per ne Skiathos(opsionale 40 €/person )
- Taksa e hotelit 3.5 euro/person/nate .
- Darkat ne hotel ne Volos 15 €/person/nate (Bufe)
- Cdo gje tjeter qe nuk eshte e cilesuar ne rubriken " perfshihet ".
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve
- Vendet e para: 10EUR/person
- Vendet e dyta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
Politikat per Femijet
- Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-9.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 10 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
-
Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
-
Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
-
Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra .
-
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 6 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
-
Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
-
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.