VENECIA MAGJIKE – UDHETIM DITOR

ITALY

Destinacioni

Zgjat

1 ditë

Fillon nga

65.00

Rreth udhëtimit

Venecia – qyteti që duket sikur ka dalë nga një përrallë!

Përjetoni magjinë e një prej qyteteve më të bukura dhe romantike në botë, ku çdo urë, kanal dhe shesh fsheh histori shekullore dhe pamje mahnitëse.

Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni zemrën e Venecias, duke vizituar ikoniken Piazza San Marco, madhështoren Basilica di San Marco, Doge’s Palace, romantiken Bridge of Sighs dhe të famshmin Ponte di Rialto, simbolin më të njohur të qytetit mbi ujë.

🚤 Shijoni atmosferën unike të kanaleve veneciane, shëtitjet mes rrugicave plot jetë, kafenetë historike, dyqanet tradicionale dhe pamjet që kanë frymëzuar artistë e udhëtarë nga e gjithë bota.
🍝 Kohë e lirë për të shijuar kuzhinën italiane, një kafe në sheshin më të famshëm të qytetit, një tiramisu autentike apo për të blerë suvenire nga Venecia magjike.
🌊 Kanale romantike, arkitekturë madhështore, histori mijëravjeçare dhe një atmosferë që nuk gjendet askund tjetër në botë.

Një ditë në Venecia nuk është thjesht një udhëtim, por një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë. ❤️🚤

💶 Çmimi : 65 EURO PERSONI
📅 Datat e udhëtimit:

  • 30 QERSHOR

Plani i udhëtimit

🇮🇹 VENECIA MAGJIKE – UDHETIM DITOR
📅 30 Qershor / Cmimi 65€ Perosni

Nisja nga Tirana: 06:45
Mbërritja në Treviso: 08:25
Koha e fluturimit rreth 1 orë e 40 minuta.

🚌 Pas daljes nga aeroporti nisemi me autobusin lokal drejt Piazzale Roma në Venecia (rreth 1 orë udhëtim).
Bileta autobusit rreth 24€ vajtje ardhje
Prehet direkte ne aeroport

Programi

🌉 Mbërritje në Venecia dhe nisje e vizitës në këmbë:

• Piazzale Roma
• Ura e Rialtos (Ponte di Rialto)
• Kanali i Madh (Grand Canal)
• Tregu tradicional i Rialtos
• Kohë e lirë për kafe dhe fotografi

🍝 Ndalese për drekë dhe kohë e lirë.

Vazhdojmë vizitën drejt zemrës së Venecias:

• Piazza San Marco
• Basilica di San Marco
• Doge’s Palace
• Bridge of Sighs
• Caffè Florian

📸 Kohë e lirë për shëtitje, suvenire, gelato dhe fotografi.

🚌 Rreth orës 15:00–15:30 nisemi nga Piazzale Roma drejt Aeroportit të Trevisos.

✈️ Fluturimi i kthimit
Treviso – Tiranë
🕕 18:20 – 19:50

✨ Një ditë e mbushur me histori, romantikë dhe magjinë unike të qytetit mbi ujë! 🇮🇹🌊✨

Përfshihen NUK Përfshihen

📦 Në çmim përfshihet:
  • Biletë avioni vajtje-ardhje
  • Check-in online
  • Çantë shpine 8 kg
  • Guida shoqëruese
  • Vizitat sipas programit
📦 Në çmim nuk përfshihet:
  • Bileta e autobusit vajtje ardhje 24€

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

Kujdes : Cmimet jan momentale, kompania e fluturimit mund te ndryshoj cmimet nga momenti ne moment.