TRENI I KUQ – ST. MORITZ
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Një udhëtim i veçantë dimëror mes Italisë dhe Zvicrës, ku brenda dy ditëve do të zbulojmë elegancën e Milanos, bukurinë e Lago di Como dhe peizazhet mahnitëse të Alpeve Zvicerane. Pika kulmore e udhëtimit do të jetë eksperienca me Trenin e Kuq drejt St. Moritz, një udhëtim panoramik mes maleve, liqeneve dhe peizazheve alpine, për të mbërritur në një nga destinacionet më të famshme dhe elegante të Zvicrës.
29–30 Nëntor | 2 Ditë
Çmimi: 299€/ Personi
Nisja 06:15 – Mberritja 08:20
Kthimi 21:45 – Mberritja 23:30
Plani i udhëtimit
TIRANË – MILANO – LAGO DI COMO
Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Milano Malpensa në orën 06:15. Pas mbërritjes në aeroport, takohemi me autobusin dhe nisemi drejt qendrës së Milanos, një nga qytetet më të rëndësishme të Italisë dhe një prej kryeqendrave evropiane të modës, artit dhe arkitekturës.
Gjatë qëndrimit në Milano do të zhvillojmë një shëtitje në zemër të qytetit, duke vizituar Piazza del Duomo dhe katedralen madhështore Duomo di Milano, simbolin kryesor të qytetit. Vizita vazhdon drejt Galleria Vittorio Emanuele II, një nga galeritë historike më elegante dhe më të njohura të Italisë. Do të kemi gjithashtu kohë të lirë për shëtitje, fotografi dhe për të shijuar atmosferën e qendrës së Milanos.
Pas vizitës në Milano, nisemi drejt Lago di Como, një nga liqenet më të famshme dhe piktoreske të Italisë, i rrethuar nga male dhe qytete karakteristike. Mbërritja në Como, ku do të kemi kohë për një shëtitje përgjatë liqenit dhe në qendrën historike të qytetit. Kohë e lirë për kafe, fotografi dhe për të shijuar panoramën e veçantë të liqenit.
Në përfundim të vizitave, nisja drejt hotelit.
Akomodimi në hotel.
TIRANO – TRENI I KUQ – ST. MORITZ
Pas mëngjesit në hotel, nisemi me autobus drejt Tiranos, qytetit italian pranë kufirit me Zvicrën, nga ku do të fillojë pjesa më e veçantë e udhëtimit tonë.
Mbërritja në stacion dhe nisja me Trenin e Kuq drejt St. Moritz. Udhëtimi kalon përmes një prej zonave alpine më mbresëlënëse të Italisë dhe Zvicrës, me pamje panoramike të maleve, luginave, liqeneve dhe peizazheve të Alpeve. Në fund të nëntorit, atmosfera dimërore dhe majat e mbuluara me dëborë e bëjnë këtë eksperiencë edhe më të veçantë.
Pas mbërritjes në St. Moritz, do të kemi një ndalesë prej rreth 2–3 orësh për të vizituar qytetin. Kohë e lirë për shëtitje në qendër, për të parë liqenin e St. Moritz, për fotografi dhe për të shijuar atmosferën alpine të një prej destinacioneve turistike më të njohura të Zvicrës.
Pas përfundimit të vizitës në St. Moritz, nisemi për kthim drejt Italisë dhe vazhdojmë drejt Aeroportit Milano Bergamo për fluturimin direkt Milano Bergamo – Tiranë, me nisje në orën 21:45
Mbërritja në Tiranë dhe përfundimi i udhëtimit.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Bileta e avionit vajtje–ardhje
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel
- Mëngjesi në hotel
- Transporti me autobus sipas programit
- Bileta e Trenit të Kuq drejt St. Moritz (nje drejtim)
- Taksa e turistit 5 €/person per nate (paguhet ne zyre kur behet rezervimi )
- Siguracioni i shendetit ( i keshillueshem )
- Drekat, darkat dhe hyrjet në monumente/muzeume
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
- Ju lutem mos harroni pashaportat, ne aeroport duhet te paraqiteni 2ore perpara nisjes, check in do jua dergojm ne telefon ose do jua dorezoj guida ne aeroport. +355694459977/+355683777703
- Ne udhetim ditore cmimi eshte njesoj si per te rritur dhe femije.
- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni,ekspuls,skadenca e mjetit identifikues,etj.
- Nëse nuk i keni mbushur 18vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
- Pashaportë me vlefshmëri minimum 3muaj nga data e kthimit .
- Nuk duhet të keni kaluar 3 muajt e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vende te BE
- Vendet ne avion jan te vendosura automatikisht nga kompania fluturimit
- Ne rast anullimi nga klienti pagesa eshte e pa kthyeshme
- Ne rast anullimi nga kompania e fluturimit pagesa eshte e kthyeshme100% ose mund te bejm zevendesim date
- Duhet te jeni korrekt me oraret qe vendos guida per mos humbur programin
- Autobusat kan orare te caktuara ne cdo ndalese dhe nuk mund te presin per vonesen qe mund te shkaktoni prandaj duhet te jemi korrekt me orarin.
- Nga vonesa te shkaktuara nga kompania e fluturimit pergjegjesine e mban kompania ajrore vete.
- Kujdesi ndaj sendeve personale gjate qendrimit ne avion,autobuz,target eshte pergjegjesia individuale e klientit dhe jo e Operatorit.