Theth – Magjia e Alpeve | 2 Dite / 1 Nate
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Thethi është një nga perlat natyrore të Shqipërisë, i mbështjellë nga bukuria e Alpeve dhe mikpritja tradicionale. Përjeto një fundjavë ndryshe mes historisë, kulturës dhe natyrës së virgjër. Nga Kisha e Thethit, Kulla e Ngujimit, Ujëvara e Grunasit deri te Syri i Kaltër, çdo hap në këtë udhëtim është një përjetim i veçantë.
📍 Destinacioni: Theth, Alpet Shqiptare
📅 Datat e udhetimit :
- Tetor : 4 – 5 , 11 – 12 , 18 – 19 , 25 – 26 .
- Nentor : 1 – 2 , 8 – 9 , 15 – 16 , 22 – 23 , 28 – 29 , 29 – 30 .
💶 Çmimi:
- 6900 leke/person (akomodim në dhomë treshe/katërshe)
- 7200 leke/person (akomodim në dhomë dyshe)
Plani i udhëtimit
🕕 Nisja:
- Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
- Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
☕ Ndalesë për kafe gjatë rrugës
📍 Pushim në Qafë Thore – panoramë e lugines së Bogës dhe alpeve
📍 Mbërritja në Theth – drekë opsionale në bujtinë
🏡 Akomodimi në bujtinë dhe pushim i shkurtër
📍 Vizita në:
- Kisha e Thethit
- Kulla e Ngujimit
- Ujëvara e Grunasit (ecje rreth 30–40 min, nivel mesatar)
🍽 Darka në bujtinë
🔥 Mbrëmje festive pranë zjarrit me lojëra dhe animacione të organizuara
🍽 Mëngjesi në bujtinë
🚐 Nisja me transport lokal për të vizituar:
- Vaskat e Gurit
- Syri i Kaltër i Thethit (ecje rreth 30–40 min, nivel mesatar)
📍 Largohemi nga Thethi drejt Shkodrës
🍽 Ndalesë për drekë në Shirokë (opsionale)
🚍 Kthimi për në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
- Akomodimi në bujtinë tradicionale
- Mëngjesi dhe darka në bujtinë
- Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
- Vizitat sipas programit
- Dreka (opsionale: 1200 Lekë/person)
- Transporti lokal për vizitat e ditës së dytë (700 Lekë/person)
- Shpenzime personale
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€
🔹 Vendet e dyta: 5€
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje
👶 Politikat për Fëmijët
- Fëmijët 0 – 2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vëndi në autobus).
- Fëmijët 3 – 5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
- Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje të tjera :
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.