STAMBOLLI ME AVION DHE GUIDE 3 DITE CMIMI 269 EURO
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Një udhëtim magjepsës mes dy kontinenteve, aty ku Lindja takon Perëndimin dhe historia pulson në çdo cep: Stambolli me xhamitë madhështore dhe kupolat ikonike; Hagia Sofia dhe Xhamia Blu, dëshmi të një trashëgimie shekullore; Pazari i Madh plot ngjyra, aroma dhe gjallëri; Bosfori që ndan, por edhe bashkon botë; dhe rrugicat historike që rrëfejnë histori perandorish. Çdo ndalesë është një përjetim unik, një përzierje emocionesh, kulture dhe magjie orientale që mbetet e paharrueshme në kujtesë.
STAMBOLLI ME AVION DHE GUIDE
3 DITE TE PLOTA – CMIMI 269 EURO PERSONI
DATA 24-26 PRILL
Plani i udhëtimit
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll ne oren 02:40te mengjesit arritja ne Stamboll ne oren 05:15 mengjes.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi. Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë. Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce. Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmj.et viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë. Qëndrimi 1.5 orë.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus për në Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak. Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu. Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi – Hagia Sofia Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami. Hyrja me pagese.
Vazhdon Vizita në Hipodrom Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel. Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë. Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor. Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Hyrja 15 Euro - Qëndrimi 2 orë
(OPSIONALE) Vizite ne Pierre Loti me teleferik vajtje ardhje plus lagja Balad ku jan luajtur filmat e famshem Cukuri 10 euro personi
(OPSIONALE) Vizite ne kodren e te dashuruarve dhe xhamine Camlixha, xhamia me e madhe e Turqis. 15 euro personi
Transferta për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
- Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
- Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
- Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
- Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
- Cant shpine 3 kg
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
- Taksa e qytetit të Stambollit, 2.5 euro për person për natë.
- Bagash ekstra ka pagese shtes
- Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €15.
- Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €45, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
- Vizitë në Akuarium €30 personi
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
Hyrjet ne Dollmabahce, ne Topkapi jane me pagese. Pagesa behet me lira turke ne sportel dhe duke qene se cmimi ndryshon vazhdimisht per kete arsye nuk eshte afishuar ne pershkrim vlera.
Taksa e qytetit nuk eshte e perfshire. Klientet e paguajn te guida. Vlera 2.5 euro personi per nate.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore