Stamboll-Selanik me autobus dhe guide

Stamboll, Turqi

Destinacioni

Zgjat

4 ditë

Fillon nga

89.00

Rreth udhëtimit

Perjetoni nje aventure te paharrueshme 4-ditore drejt dy qyteteve ikonike, Stambolli dhe Selaniku.

Udhetimi fillon me nje rrugetim panoramik drejt Stambollit, ku do te eksploroni lagjet historike dhe moderne te qytetit qe lidh dy kontinente. Shijoni pamjet mahnitese nga kodra Pierre Loti, vizitoni Akuariumin me te madh tematik ne bote, perjetoni nje shetitje me anije ne Ngushticen e Bosforit dhe zbuloni luksin e Pallatit Dolmabahce.

Nje eksperience unike do te jete dhe nata turke, nje feste me muzike tradicionale dhe atmosfere magjike mbi ujerat e Bosforit. Diten e trete do te vizitoni zonen historike me Xhamine Blu, Shen Sofine, Topkapine dhe tregun e famshem Grand Bazaar. Ne kthim, nje ndalese ne Selanik do t’ju ofroje mundesine te shihni Kullen e Bardhe dhe sheshin Aristotelous, perpara se te riktheheni me kujtime te paharrueshme nga ky udhetim i mrekullueshem.

💶  Çmimi:  89€/person
📅 Datat e Udhëtimit :

  • Shtator : 4 – 7 , 11 – 14 , 18 – 21 , 25 – 28 » 89 €/person Hotel 3★| 109€/person Hotel 3/4 ★
  • Tetor : 2 – 5 , 9 – 12 , 16 – 19 , 23 – 26 , 30 – 2 Nentor » 89 €/person Hotel 3★| 109€/person Hotel 3/4 ★
  • Nentor : 6 – 9 , 13 – 16 , 20 – 23 , 28 – 1 dhjetor » 89 €/person Hotel 3★| 109€/person Hotel 3/4 ★
  • Dhjetor : 4 – 7 , 11 – 14 , 18 – 21 , 25 – 28 » 89 €/person Hotel 3★| 109€/person Hotel 3/4 ★

 

⚠️ Nisja për këtë udhëtim bëhet 1 ditë para datës së publikuar !

Plani i udhëtimit

  • Nisja nga Tirana perpara pallatit te sportit Asllan Rusi nje dite para ne oren 18:00.
  • Nisje nga Durresi stacioni i trenit ne oren 16:30.
  • Nisje nga Elbasani kryqezimi i Cerrikut ne oren 19:00.
  • Nisje nga Pogradeci ne oren 21:00
  • Nisje nga Korca ne oren 21:30
  • Vazhdojme udhetimin drejt Stambollit nepermjet doganes se Kapshtices. (udhetohet pergjate nates)
  • Ndalesa gjate rruges per pushime dhe konsumin e vakteve.
  • Mberritja ne Stamboll rreth mesdites, akomodimi ne hotel pas ores 15:00.
  • Qendrim i lire nen sygjerimet e guides
  • Dita nis me konsumimin e mengjesit ne hotel.
  • Vazhdojme vizitat ne Stamboll ku vizita e pare do te jete ne kodren Pierre Loti ku do kemi nje pjese te shkurter ngjitje-zbritje me teleferik me nje pamje fantastike nga Briri i Arte dhe me pas nje vizite ne lagjen Balat e njohur si lagjia Cukur.
  • Vizita jone e radhes do te jete akuariumi i Stambollit, akuariumi tematik me i madhi ne bote me rreth 1500 specie te ndryshme ne te.
  • Me pas vazhdojme me shetitjen me anije ne ngushticen e Bosforit ku per rreth 1.5 ore do shijojme pamje nga te gjithe ndertesat historike dhe ato te rejat te ndertuara buze Bosforit dhe ndarjen ndermjet 2 kontinenteve Europe dhe Azi. (E detyrueshme 15EUR/person dhe paguhet ne zyre).
  • Dita vazhdon me vizite nga jashte te pallatit mbreteror nder me luksozet ne bote Dolma Bahce. (Ata qe deshirojne ta vizitojne ne brendesi mund te vazhdojne privatisht duke vene ne dijeni guiden)
  • Me pas vizita jone radhes eshte sheshi Taksim nder sheshet kryesore me te populluara te Stambollit ku kemi edhe kohe te lire te konsumuar dreken , per te vizituar kullen Galata si nje nga simbolet e qytetit dhe per shoping.
  • Rikthehemi ne hotel dhe behemi gati per mbremjen turke.
  • Nder pjeset me te bukura dhe argetuese te vizites ne Stamboll eshte nata turke ose Turkish Show, mbremje e organizuar me muzike dhe shfaqje tradicionale turke dhe jo vetem ne ujrat e Bosforit deri ne mesnate.(Opsionale 35EUR/per ku perfshihet transporti nga hoteli, darka dhe pije pa limit)
  • Dita 3 nis me konsumimin e mengjesit ne hotel.
  • Vizita jone e pare do te jete ne pjesen aziatike Kodra me e larte e qytetit Camlica  dhe xhamia me te njejtin emer me e madhja ne Turqi.
  • Rikthehemi perseri ne Europe dhe vazhdojme drejt zones historike me viziten e  Xhamise Blu, baziliken e Shen Sofise(me madheshtorja e botes ortodokse e kthyer se fundmi ne xhami) dhe sarajet e Top-Kapise (opsionale vizitat )
  • Vizite dhe shoping ne Grand Bazaar, nder tregjet me te vjetra dhe te medha te Stambollit njohur si qendra e pare tregtare ne bote .
  • Qendrim i lire nen sugjerimin e guides.
  • Nisja heret ne mengjes drejt Shqiperise ku me vete marrim mengjesin e paketuar.
  • Pas procedurave doganore ndalese dhe vizite ne Selanik per rreth 2 ore.
  • Nisemi drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges.
  • Mberritja ne Elbasan, Tirane dhe Durres ne mbremje rreth ores 21:00(Oraret mund te jene te ndryshueshme duke marre ne konsiderate trafikun dhe procedurat doganore).
  • Fundi i sherbimit tone.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi ne hotel per 3 net ne hotel 3-4* ne Stamboll
  • Mengjeset ne hotel per ditet e qendrimit
  • Guida/shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit
  • Vizitat sipas programit
  • Nuk perfshihet xhiro me anije ne Bosfor 15EUR /person e detyrueshme dhe paguhet ne zyre !
  • Turkish Show 35 euro/p Darke+pije+transport
  • Akuariumi 30 euro/person
  • Kodra e Te dashuruarve dhe xhamia Camlica 10 euro/person
  • Pierre Loti dhe lagjia Balat 10 euro/p
  • Sarajet Top Kapi 55EUR
  • Pallati Dolmabahce EUR40
  • Drekat dhe darkat
  • Shpenzimet personale

⚠️ Shënime të Rëndësishme

Rezervimi i vendeve:

  • Vendet e para: 15EUR/person
  • Vendet e dyta: 10EUR/person
  • Vendet e treta: 5EUR/person
  • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

👶 Politikat per Femijet

  • Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
  • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
  • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

Informacione te tjera

  • Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 6 muaj nga data e skadences.
  • Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
  • 1 valixhe eshte e perfshire, per cdo valixhe shtese paguhet 20EUR .
  • Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra +60EUR per akomodim ne hotel me 3dhe +80EUR per akomodim ne hotel me 4★ .
  • Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
  • Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
📞 Kontakte për rezervime:
☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.