Singapore & Kuala Lumpur
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
✨ Singapore & Kuala Lumpur – Dy Metropole Aziatike, Një Udhëtim i Jashtëzakonshëm
Zbuloni magjinë e Azisë moderne me një udhëtim që ndërthur luksin futurist të Singapore me energjinë dinamike të Kuala Lumpur. Një eksperiencë unike mes rrokaqiejve mahnitës, kulturave shumëngjyrëshe dhe pamjeve që të lënë pa frymë.
🌆 Singapore – Perfeksion Urban & Elegancë Moderne
Singapore është simbol i zhvillimit, pastërtisë dhe organizimit perfekt.
Pamja ikonike e Marina Bay Sands, kopshtet futuriste të Gardens by the Bay dhe panoramat nga Singapore Flyer krijojnë një atmosferë spektakolare, veçanërisht në mbrëmje kur qyteti ndriçon si një mozaik dritash.
Shëtitje buzë gjirit, eksperienca gastronomike të klasit botëror dhe lagje multikulturore që tregojnë harmoninë mes traditës dhe inovacionit – Singapore është një destinacion që duhet përjetuar të paktën një herë në jetë.
🌇 Kuala Lumpur – Kontraste, Kulturë & Energji
Në zemër të Malajzisë, Kuala Lumpur ofron një kombinim perfekt mes modernes dhe tradicionales.
Rrokaqiejt legjendarë Petronas Twin Towers dominojnë horizontin e qytetit, ndërsa Menara Kuala Lumpur ofron pamje panoramike spektakolare.
Nga parqet e gjelbra, qendrat moderne tregtare, deri tek tregjet tradicionale dhe kuzhina autentike aziatike – çdo moment në Kuala Lumpur është një përvojë e re.
Plani i udhëtimit
12 NENTOR /Dita 1 Nisja nga Tirana per ne Singapore
Nisja nga Tirana ne oren 16:05.Kemi nje ndalese ne Frankfurt me 3 ore e10 min pritje. Mberritja ne Singapore te nesermen, me oren lokale 16:55 , data 13 NENTOR.
13 NENTOR /Dita 2 Mberritja ne hotel.
Sistemimi dhe fjetja ne hotel.
14 NENTOR /Dita 3 Turi ne Singapor.
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë e Monumenteve Kryesore në Singapor : Chinatown:
Buddha Tooth Relic Temple . Sri Mariamman Temple . Chinatown Street Market. Thian Hock Keng Temple.
Merlion Park(Statuja Merlion).
Vizite e Monumenteve ne Little India:
Sri Veeramakaliamman Temple.Sri Srinivasa Perumal Temple of 1000 Lights (Sakya Muni Buddha Gaya Temple).Abdul Gaffoor Mosque.House of Tan Teng Niah.Serangoon Road.Little India Arcade.Murals of Little India.Fjetje ne Hotel.
15 Nentor / Dita 4 Vazhdimi i turit ne Singapore.
Mengjesi ne Hotel.
Paradite :Vizite ne Kopshtet Gardens by the Bay.
Opsionale : Hyrja ne Kopsht dhe ne Marina Bay Sand Park dhe Observation Deck.
Opsionale: Hyrja ne muzeun e arteve.
Pasdite: Vizite ne Ishullin Sentosa. Opsionale: Hyrjet ne atraksione te Ishullit.Ne mbremje, shetitje per te ndjekur shfaqen me Drita dhe Uje ne Marina Bay. Fjetje ne Hotel.
16 Nentor / Dita 5 Vazhdimi i turit Singaporit.
Mengjesi ne Hotel.
Paradite shetitje ne Boat Quay, Clarke Quay, Robert Son Quay.
Opsionale: Shetitje me anije ne lumin e Singaporit. Mberritja dhe fjetje ne Hotel.
17 Nentor / Dita 6 Nisja drejt Kuala Lumpurit.
Mengjesi ne Hotel.
Nisja drejt Kuala Lumpurit. Udhetimi zgjat rreth 6 ore. Do bejme nje ndalese ne Xhamine e famshme Putrajaja. Arritja ne Kuala Lumpur. Sistemimi dhe fjetja ne Hotel.
18 Nentor / Dita 7 Turi i Kuala Lumpurit.
Mengjesi ne Hotel.
Vizite e Monumenteve Kryesore: Tregu i Ruges Petaling ne Chinatown, Sheshi Merdeka, Ndertesa e Sultan Abdul Samad, Monumenti Kombetar Tugu Negara, Xhamia Jamek, Sheshi Merdeka. Fjetje ne Hotel.
19 Nentor / Dita 8 Turi i Kuala Lumpurit.
Mengjesi ne Hotel.
Vazhdon vizita ne Monumentet kryesore: Shpellat Batu Caves, Kullat Binjake Petroonas, Parku KLCC. Ne mbremje, shfaqe me shatervane ne Parkun KLCC. Kthimi dhe fjetje ne Hotel.
20 Nentor / Dita 9 Nisja drejt aeroportit te Singaporit.
Mengjesi ne Hotel.
Nisja ne oren 11:00 drejt Singaporit. Rruga zgjat rreth 4 ore pandalesa.Mberritja ne aeroportin e Singaporit. Ky aeroport konsiderohet si aeroporti me i bukur ne bote.
Pasditen do e kalojme duke vizituar aeroportin, mundesi per te konsumar ushqim , mundesi per shopping.
Nisja e fluturimit nga aeroporti i Singaporit ne oren 23:55.
Kemi nje ndalese ne aeroportin e Frankfurtit rreth 6 ore.
Mberritja ne Tirane ne oren 15:00, dita tjeter, data 21 Nentor.
Përfshihen NUK Përfshihen
- NE CMIM 1999 EURO PERFSHIHET :
- Biletat e avionit me bagazh 8 kg + 23 kg.
- Transfertat nga aeroporti ne hotel dhe anasjelltas.
- Akomodimi ne hotele per 7 nete.
- Mengjeset per te gjithe ditet e qendrimit.
- Shetitjet me Autobus sipas programit.
- Shoqerues dhe guide Shqiptare per te gjithe ditet e qendrimit.
- NE CMIM NUK PERFSHIH
- Hyrjet ne Monumentet qe nuk jane perfshire.
- Taksa e hoteleve 5 Euro/P (paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
- Flower Dome - 45 euro /p (me transferte + guide)
- Ngjitje ne Marina Bay 45 euro/p
- Hyrje ne Muzeun e Arteve dhe Shkencave 40 euro/p
- Xhiro me anije 40 minuta pa ushqim. 30 euro/p
- Hyrje tek korridori OCBC Skyway prane Gardens By the Bay 25 euro /p ( me transferte + guide)
- Ishulli Sentosa + teleferiku - 45 euro / p (me transferte + guide)
- Te gjitha rezervimet duhet te kryhen paraprakisht.
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
- Nisja nga Tirana ne Daten 12 NENTOR (mberritja ne 13 NENTOR ne Singapore)
- Kthimi nga Singapore ne daten 20 NENTOR (mberritja ne Tirane ne daten 21 NENTOR)
Shenim: Per personat qe nisen nga Milano orari i fluturimit eshte 16:35 data 12 Nentor. Kemi nje ndalese ne Frankfurt rreth 2 ore, ku do takohemi me pjesen tjeter te grupit. Nisja nga Frankfurti ne oren 21:40 dhe mberritja ne Singapore ne oren 16:55 te dites tjeter.
Kthimi Singapore – Frankfurt – Milano.
Nisja nga Singapore ne daten 20 Nentor ne oren 23:55, mberritja ne Frankfurt ne oren 06:20 te dites tjeter. Nisja nga Frankfurt drejt Milanos ne oren 09:30, mberritja ne Milano 10:45 te dates 21 Nentor.