SHANGHAI – PEKIN ZBULONI KINEN

Destinacioni

Zgjat

9 ditë

Fillon nga

Rreth udhëtimit

Përjetoni magjinë e Kinës në një udhëtim 9-ditor që ndërthur historinë mijëra-vjeçare me arkitekturën moderne dhe panoramat mbresëlënëse. Nga tempujt dhe pallatet madhështore të Pekinit, te Muri i Madh Kinez, e deri te rroka-qiejt futuristikë dhe dritat spektakolare të Shanghait, ky udhëtim është ideal për ata që dëshirojnë të zbulojnë kontrastet unike të Kinës me komoditetin e një pakete të plotë dhe shoqërim profesionist.

 

Zbuloni Kinën

Shanghai &Pekin

15–23Tetor |  9Ditë/ 8Netë

Cmimi:2399€

Plani i udhëtimit

Tiranë–Shanghai

Aventura jonë drejt Kinës fillon me takimin në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Pas procedurave të udhëtimit, nisim fluturimin nga Tirana ne oren 20:10 me nje ndalese ne Stamboll rreth 2 ore 40 minuta, me pas vazhdojmë drejt Shanghait, metropolit më modern të Kinës. Gjatë fluturimit do të kemi kohë për t’u relaksuar dhe për t’u përgatitur për një eksperiencë të paharrueshme në vendin e teknologjisë, historisë dhe kulturës mijëravjeçare.

Vaktet e përfshira: Sipas kompanisë ajrore.

Mirë se vini në Shanghai–Qyteti i së Ardhmes

Mbërrijmë në aeroportin ndërkombëtar të Shanghait rreth orës 16:45, ku do të pritemi nga guida jonë lokale.

Eksperienca jonë nis menjëherë me një udhëtim unik me trenin Maglev, një nga trenat më të shpejtë në botë, i cili arrin shpejtësi deri në 430 km/orë. Për vetëm pak minuta do të përjetojmë teknologjinë futuristike që e ka bërë Kinën një nga liderët botërorë të inovacionit.

Pas zbritjes nga Maglev, do të vijojmë me një shëtitje në Yu Garden, një nga kopshtet tradicionale më të famshme të Shanghait. Mes pavijoneve elegante, urave dhe kopshteve të gjelbëruara, do të zbulojmë një tjetër anë të qytetit, më tradicionale dhe plot hijeshi.

Bileta e hyrjes:Perfshihet ne cmim.

Do të konsumojmë darkën e mirëseardhjes, ku do të kemi mundësinë të provojmë shijet autentike të kuzhinës kineze. Transferohemi në hotel për të bërë check-in dhe kohë të lirë për t’u çlodhur pas udhëtimit të gjatë.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Darka

Shanghai  Historik & Modern

Pas mëngjesit në hotel, zbulojmë anën tradicionale të Shanghait.

Nisim eksplorimin e Shanghait me vizitën në Jing’an Temple, një nga tempujt më të bukur budistë të qytetit. I ndërtuar mbi 780 vite më parë, tempulli impresionon me arkitekturën tradicionale, statujën madhështore të Budës prej bronzi dhe atmosferën e qetë që krijon një kontrast perfekt me qiellgërvishtëset moderne përreth.

Bileta e hyrjes:Perfshihet ne cmim.

Vijojmë me një shëtitje drejt Wukang Mansion, një nga ndërtesat më elegante dhe më karakteristike të Shanghait. Me arkitekturën e saj të veçantë dhe historinë që mbart, ajo përfaqëson një tjetër dimension të qytetit, ku trashëgimia, stili dhe atmosfera urbane ndërthuren në mënyrë harmonike.

Më pas vizitojmë Gentle Monster Flagship Store, një nga hapësirat më spektakolare të markës në Azi. Përtej një butiku syzesh, ky ambient është konceptuar si një galeri arti futuristike, ku skulpturat gjigante robotike në lëvizje dhe instalacionet moderne krijojnë një eksperiencë unike vizuale.

Vazhdojmë drejt Nanjing Road, rruga më e famshme tregtare në Kinë dhe një nga zonat më të vizituara në botë. Mes dritave LED, ndërtesave moderne dhe dyqaneve luksoze, do të ndjejmë energjinë e këtij metropoli që nuk fle kurrë.

Gjatë shëtitjes do të vizitojmë edhe MINISO LAND, dyqanin flagship më të madh të markës MINISO në botë, një parajsë për adhuruesit e shopping-ut dhe dizajnit modern.

Pasdite vazhdojmë drejt The Bund, promenada më ikonike e Shanghait, ku ndërtesat koloniale historike përballen me panoramën futuristike të distriktit Pudong.

Në mbrëmje do të shijojmë një kroçierë në lumin Huangpu, gjatë së cilës do të admirojmë qytetin e ndriçuar nga mijëra drita, një spektakël që e ka bërë Shanghain.

Krociera : Perfshihet ne cmim

Konsumojmë darkën në grup.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Mëngjesi dhe Darka

Shanghai Futuristik

Pas mëngjesit, zbulojmë zemrën moderne të Shanghait.

Vazhdojmë eksplorimin e Shanghait me Shanghai Tower, një nga ndërtesat më të larta dhe më ikonike në botë. Do të ndalemi për të admiruar arkitekturën e saj mbresëlënëse dhe për të realizuar fotografi në zonën përreth, duke shijuar atmosferën futuristike të distriktit Lujiazui.

Ngjitja ne kulle: Nuk perfshihet ne cmim(Opsionale)

Vazhdojmë me një shëtitje në Lujiazui Financial District, qendra financiare e Kinës, ku ndodhen disa nga qiellgërvishtëset më të famshme në botë.

Vizitojmë Oriental Pearl Tower, simbolin më të njohur të Shanghait, me mundësi vizite edhe në brendësi (opsionale).

Më pas ndalemi në Apple Flagship Store, një nga dyqanet më ikonike të Apple në Azi, si dhe në IFC Mall, një qendër luksoze tregtare me markat më prestigjioze ndërkombëtare.

Për ata që dëshirojnë të përjetojnë një tjetër dimension të Shanghait modern, do të kemi mundësinë të ndalojmë në 3 Warehouse, një hapësirë unike e konceptuar me një stil futurist dhe kreativ.

I njohur për arkitekturën e veçantë, pasqyrat gjigante, instalacionet me ndriçim LED dhe ambientet spektakolare, 3 Warehouse është një nga hapësirat më interesante për të përjetuar atmosferën moderne të qytetit.

Per vizite ne ambientet e brendshme kerkohet rezervim paraprak dhe cdo konsum paguhet individualisht.

Dita përfundon në North Bund, ku do të shijojmë perëndimin e diellit dhe panoramën më të bukur të horizontit futuristik të Shanghait.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Mëngjesi dhe Darka

Shanghai Lifestyle

Pas mëngjesit vizitojmë Tianzifang, një lagje artistike plot galeri, kafene dhe butikë të vegjël.

Më pas vazhdojmë drejt Xintiandi, një nga zonat më elegante të qytetit, ku arkitektura tradicionale kineze ndërthuret me luksin modern.

Vizitojmë Starbucks Reserve Roastery, një nga kafenetë Starbucks më të mëdha dhe më spektakolare në botë.

Do të kemi kohë të lirë për shopping në dyqanet më të njohura të qytetit, përfshirë edhe Disney Store.

Në mbrëmje përjetojmë spektaklin ERA Acrobatic Show, një shfaqje mahnitëse ku akrobacia, teknologjia, muzika dhe efektet speciale bashkohen në një performancë të nivelit botëror.

Bileta perfshihet ne cmim.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Mëngjesi dhe Darka

Shanghai–Pekin

Pas mëngjesit, vizitojmë Kopshtet Yuyuan, një perlë e arkitekturës së Dinastisë Ming, ku pavionet elegante, urat prej guri, liqenet me lotus dhe kopshtet e gjelbëruara krijojnë një atmosferë qetësie ne zemer te metropolit.

Pranë tyre ndodhet Old City Bazaar, tregu historik i qytetit, i mbushur me dyqane tradicionale, suvenire, çajtore dhe specialitete tipike kineze.

Më pas vizitojmë Tempullin Jade Buddha, i njohur për dy statujat e Budës të punuara nga nefriti i bardhë, një nga tempujt më të rëndësishëm budistë në Kinë, një nga qytetet më të bukura të natës në botë.

Transferohemi në stacionin e trenit për të udhëtuar drejt Pekinit me trenin e shpejtësisë së lartë.

Konsumojme darken dhe akomodimi ne hotel.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Mëngjesi dhe Darka

Zemra Historike e Pekinit

Vizitojmë Sheshin Tian’anmen, një nga sheshet më të mëdha në botë dhe simbolin politik të Kinës.

Më pas eksplorojmë Qytetin e Ndaluar, kompleksin perandorak ku kanë jetuar perandorët e Dinastive Ming dhe Qing për mbi 500 vjet.

Bileta e hyrjes:Perfshihet ne cmim.

Pasdite do të kemi kohë të lirë në Wangfujing Street, rruga më e famshme tregtare e Pekinit, ideale për shopping dhe për të provuar ushqime tradicionale kineze.

Ne vijim, vizitojme Central Radio and TV Tower, një nga simbolet moderne të Pekinit, që ofron pamje panoramike mbresëlënëse mbi qytetin dhe horizontin e tij. Një përvojë e veçantë për të përmbyllur ditën, duke admiruar Pekinin nga një këndvështrim tjetër.

Ngjitja ne kulle: Nuk perfshihet ne cmim(Opsionale)

Darkë në grup.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Mëngjesi dhe Darka

Muri i Madh Kinez

Pas mëngjesit nisemi drejt Murit të Madh Kinez, një nga Shtatë Mrekullitë e Botës Moderne. Do të vizitojmë seksionin Mutianyu (ose Juyong Pass), një nga pjesët më të ruajtura dhe më panoramike të murit.

Perfshihen ne cmim: Bileta e hyrjes ne Murin e madh, transporti me autobus dhe teleferiku vajtje-ardhje

Më pas ndalemi për fotografi pranë Bird’s Nest, stadiumit ikonik të Lojërave Olimpike 2008, si dhe pranë Water Cube, qendra olimpike e notit me arkitekturën e saj unike.

Hyrja ne ambientet e brendshme eshte opsionale.

Për ta përmbyllur ditën, vizitojmë nga jashtë CCTV Headquarters, një nga ndërtesat më ikonike të Pekinit modern. Me arkitekturën e saj spektakolare dhe formën e pazakontë, ajo ofron një pamje mbresëlënëse dhe është një ndalesë perfekte për të përfunduar ditën mes simboleve të Pekinit bashkëkohor.

Konsumimi I darkes percjellse ku do te shijojme Rosen e Pekinit, specialitetin më të famshëm të kryeqytetit kinez.

Akomodimi ne hotel.

Akomodimi:

Vaktet e përfshira:Mëngjes dhe Darka

Pekin – Tiranë

Nisim ditën me vizitën në Summer Palace, ish-rezidenca verore e familjes perandorake dhe një nga komplekset më të bukura historike të Pekinit. Do të shijojmë kopshtet e mrekullueshme, liqenin dhe arkitekturën tradicionale kineze, në një atmosferë të qetë dhe mbresëlënëse.

Bileta e hyrjes:Perfshihet ne cmim.

Më pas vazhdojmë drejt Temple of Heaven, një nga monumentet më të rëndësishme të Pekinit dhe një simbol i trashëgimisë së lashtë kineze. Kompleksi, i rrethuar nga kopshte të gjelbra, është veçanërisht i njohur për arkitekturën e tij elegante dhe historinë e lidhur me ritualet perandorake.

Në vijim, do të kemi kohë për të eksploruar Qianmen Street, një nga rrugët më karakteristike të Pekinit, ku ndërthuren atmosfera tradicionale, arkitektura historike, dyqanet dhe shijet autentike lokale. Një mundësi e bukur për të shijuar momentet e fundit në kryeqytetin kinez dhe për të blerë suvenire.

Në përfundim të programit, do të realizohet transferimi për në aeroport, duke përmbyllur kështu një udhëtim të paharrueshëm në Pekin, duke marrë me vete kujtime të paharrueshme nga një udhëtim që bashkoi historinë mijëravjeçare, teknologjinë futuristike dhe kulturën magjepsëse të Kinës.

Vaktet e përfshira: Mëngjesi

Fluturimi nga aeroporti I Pekinit ne oren 00:10 te dates 24 Tetor , me nje ndalese ne Stamboll rreth 2 ore e 30 minuta.

Mberritja ne Tirane ne oren 08:45 te dates 24 Tetor.

Përfshihen NUK Përfshihen

NE CMIM PERFSHIHET
  • Biletat e avionit , bagazhet 8kg + 20kg per person
  • Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
  • Akomodimi në Hotele me 4 yje , 7 nete
  • Mëngjeset + Darkat për të gjithë ditët e qëndrimit (2 darka te kuzhines kineze + 5 darka te stilit perendimor)
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit
  • Bileta nje drejtimshe e trenit Maglev i Shangait: Nga aeroporti Pundogderi ne stacionin Longyang Road.
  • Bileta e trenit te klasit te dyte nga Shangai ne Pekin.
  • Shetitje me krociera ne lumin Huangpu.
  • Biletat e hyrjes: Bileta ne ERA Acrobatic Show,Hyrja ne Qytetin e Ndaluar,Hyrja ne Murin e Madh Kinez,transporti me autobus dhe teleferiku vajtje-ardhje,Hyrja ne Summer Palace,Hyrja ne tempullin Jing’an,Hyrja ne kopshtin Yu.
NE CMIM NUK PERFSHIHET
  • Shpenzimet personale
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Taksa e hoteleve
  • Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë ne program.
  • Ngjitja ne kullen Oriental Pearl ne sferen e trete, piken me te larte te kulles.
  • Ngjitja ne kullen Central Radio & TV, Pekin.
  • Bakshishet per guiden dhe shoferin
  • Vaktet qe nuk permenden ne program.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme :100% pagesë e detyrueshme për rezervimin
  • Vlejn kushtet e pergjitheshme te udhetimit te REAL TRAVEL ALBANIA