Selanik & Ujevara Edessa
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Një fundjavë e mbushur me natyrë, kulturë dhe atmosferë urbane greke ju pret në këtë udhëtim 2-ditor drejt Selanikut dhe Ujëvarës së Edessës. Fillimisht do të shijoni një nga perlat natyrore të Greqisë, ujëvarën mbresëlënëse të Edessës, e vendosur në një qytet të qetë dhe piktoresk. Më pas, do të eksploroni Selanikun, qytetin e dytë më të madh të Greqisë, ku historia dhe moderniteti ndërthuren përmes monumenteve, shesheve dhe artit publik. Në kthim, ndalesa në Kostur, qyteti liqenor me arkitekturë tradicionale, do të sjellë një përmbyllje të qetë dhe të bukur të këtij udhëtimi. Ideal për ata që kërkojnë një arratisje të shkurtër, por të pasur me përjetime.
Destinacionet: Selanik- Ujvara Edessa – Kostur
Çmimi: 75 € per person
Data e udhetimit :
- Tetor : 11 – 12 , 18 – 19 , 25 – 26 .
- Nentor : 1 – 2 , 8 – 9 , 15 – 16 , 22 – 23 .
- Festat e Nentorit : 29 – 30 » 79 €/person .
Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
🕔 Nisja në orën 05:00 nga Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
☕ Ndalesë për kafe dhe mëngjes gjatë rrugës
🛂 Kalimi i doganës në Kapshticë dhe nisja drejt Edessës
📍 Vizitë në Ujëvarën e Edessës – një nga më të famshmet dhe më mahnitëset në Greqi, e vendosur në një peisazh të gjelbër dhe të qetë .
🍽 Kohë për drekë në restorantet tradicionale të qytetit .
🚍 Pasdite, nisja drejt Selanikut dhe me pas akomodimi në hotel .
🌆 Mbrëmje e lirë për darkë në tavernat tradicionale dhe shopping sipas dëshirës .
🍽 Konsumimi i mëngjesit në hotel
📍 Vizitë në atraksionet kryesore të Selanikut:
- Kulla e Bardhë – simboli i qytetit me pamje panoramike mbi Gjirin Thermaik
- Sheshi Aleksandër – me statujën monumentale të Aleksandrit të Madh
- Çadrat e Selanikut – një vepër arti bashkëkohore
- Sheshi Aristotel – një përzierje elegante e arkitekturës bizantine dhe perëndimore
🚍 Nisja drejt Kosturit – qytet piktoresk buzë liqenit, i njohur për arkitekturën e tij historike dhe atmosferën e qetë
Kohe e lire për drekë dhe shëtitje në qytet .
🚍 Nisja drejt Shqipërise me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës .
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi në hotel 1 natë në Selanik
- Mëngjesi
- Vizitat sipas programit
- Guida shoqëruese.
- Drekat , darka dhe shpenzimet personale
- Cdo gje që nuk është e cilësuar te rubrika përfshihet
- Taksa e turistit 3.5€/person
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€
🔹 Vendet e dyta: 5€
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje
👶 Politikat për Fëmijët
- Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
- Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
- Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje te tjera:
- Rezervimi mbyllet në momentin që kryhet pagesa.
- Pasaporta me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës .
- Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
- Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
ℹ️ Informacion & Rezervime
•☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.