ROMA – VATIKAN
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
ROMA – VATIKAN
DATA 16-17 MAJ – 2 DITE
CMIMI 239 EURO PERSONI
Plani i udhëtimit
Nisja nga aeroporti i Tiranës në orën 06:00. Pas paraqitjes në aeroport 2 orë përpara nisjes, fluturimi drejt Italisë dhe mbërritja në aeroportin e Rome në orën 07:40. Që në momentin e parë do të fillojmë zbulimin e një prej qyteteve më të bukura dhe historike në botë, i njohur ndryshe si Qyteti i Përjetshëm.
Pas mbërritjes, nisemi drejt zemrës shpirtërore të botës katolike, në Vatican City, shteti më i vogël në botë dhe një nga destinacionet më të vizituara nga pelegrinët dhe turistët. Këtu do të kemi kohë të mjaftueshme për vizitë dhe fotografi në St. Peter's Basilica, një nga bazilikat më madhështore në botë, e njohur për arkitekturën e saj të jashtëzakonshme dhe për veprat e famshme të artit.
Pas Vatikanit, vazhdojmë turin me vizitë panoramike në Castel Sant'Angelo, një nga monumentet më të rëndësishme historike të Romës, që ndër shekuj ka shërbyer si mauzole, fortesë dhe rezidencë papnore.
Turi vijon përgjatë rrugës elegante Via del Corso, ku do të zbulojmë nga afër sheshet dhe monumentet më të bukura të Romës historike. Ndalesa e radhës do të jetë në Piazza Navona, një nga sheshet më të gjalla dhe artistike të qytetit, e njohur për shatërvanët dhe atmosferën e saj unike.
Më pas vizitojmë Pantheon, një nga monumentet më të ruajtura të Perandorisë Romake, që vazhdon të mahnisë vizitorët me kupolën e tij madhështore. Këtu do të lihet kohë e lirë për drekë, ku secili mund të shijojë kuzhinën tradicionale italiane në një nga restorantet karakteristike të zonës.
Pas drekës, vazhdojmë me vizitë në simbolin më romantik të Romës, Trevi Fountain, ku sipas traditës, hedhja e një monedhe garanton rikthimin përsëri në Romë.
Më pas ndalojmë në Piazza di Spagna, ku do të shohim nga afër Shkallët Spanjolle, një nga vendet më të famshme dhe më të fotografuara në Itali.
Turi i Romës së vjetër përfundon në Piazza del Popolo, një shesh monumental që për shekuj ka qenë hyrja kryesore e qytetit për udhëtarët.
Në fund të ditës, transferim dhe akomodimi në hotel, ku do të keni kohë për pushim dhe për të shijuar atmosferën e mrekullueshme të Romës në mbrëmje.
Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, fillojmë turin panoramik të kryeqytetit italian, duke zbuluar nga afër disa nga atraksionet më të rëndësishme historike dhe turistike të Rome,
Më pas drejtohemi drejt simbolit më të madh të qytetit, Colosseum, ku do të bëjmë ndalesë për fotografi. Vizita nga jashtë e Koloseut është një moment i paharrueshëm, pasi ai është amfiteatri më i famshëm i ndërtuar ndonjëherë dhe simbol i madhështisë së arkitekturës romake.
Vazhdojmë përgjatë rrugës historike Via dei Fori Imperiali, për të parë nga afër Roman Forum dhe rrënojat e ndërtesave perandorake që tregojnë lavdinë e Perandorisë Romake.
Gjatë rrugës për në Piazza Venezia, ndalojmë për fotografi pranë monumentit madhështor Altare della Patria, i njohur edhe si Vittoriano, një nga monumentet më imponuese të Italisë. Ngjitur me të do të vizitojmë Capitoline Hill, një thesar i vërtetë historie dhe arti, i projektuar nga Michelangelo.
Pas përfundimit të turit, nisemi drejt aeroportit për fluturimin e kthimit.
Nisja nga Roma në orën 17:00, me mbërritjen në Tiranë, duke përmbyllur kështu një udhëtim të paharrueshëm në qytetin e përjetshëm.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Rome – Tirane
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodimi ne hotel
- Mengjesi ne hotel
- Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
- Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
- Check in i perfshire
- Hyrje ne monumente dhe muzeume
- Taksa e hotelit 7.5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
- Drekat dhe Darka
- Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
CMIMET PER FEMIJET
- Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE - Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
- Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
- Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
- Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
- Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
- Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.