PRAGE – VIENE 24-26 PRILL

PRAGE VIENE

Destinacioni

Zgjat

3 ditë

Fillon nga

349.00

Rreth udhëtimit

✈️ Vjenë • Pragë
Data 24-26 Prill /  Cmimi 349 euro personi

Një udhëtim mes historisë, artit dhe arkitekturës evropiane

Zbuloni qytete ikonike të Evropës Qendrore në një program të kuruar me kujdes: eleganca perandorake e Vjenës, sharmi romantik i Pragës.

Plani i udhëtimit

Takimi në aeroport 3 orë përpara nisjes së fluturimit me shoqëruesin e grupit.
Fluturimi Tiranë – Bratislavë ora nisjes 08:10. Mbërritja në orën 09:55

Pas mbërritjes, transferim me autobus drejt Vjenës.

Vizitë panoramike e kryeqytetit austriak ku do të shohim:

• Muzeun e Arteve të Bukura
• Operën Shtetërore të Vjenës
• Parlamentin Austriak
• Bashkinë e Qytetit
• Vizitë në kompleksin perandorak Hofburg, rezidenca historike e Habsburgëve dhe një nga monumentet më të rëndësishme të Austrisë.

Kohë e lirë në qendrën historike për të shijuar atmosferën e qytetit dhe për të vizituar Sheshin e Katedrales St. Stephen.

 Akomodimi dhe fjetje në hotel ne Viene

Mëngjesi në hotel.

Transferte per në Pallatin "Schönbrunn" , rezidenca verore perandorake e dinastisë Habsburgase, ketu ndodhen :
• Pallati perandorak me 1,440 dhoma
• Kopshti Zoologjik i Vjenës (i shekullit XVIII)
• Palm House (kopshti botanik me 800 lloje bimesh)
• Ndertesa "Gloriette" për pamje panoramike të Vjenës
• Rreth 2 ore vizite

Pas vizitës, nisja drejt Pragës.
Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë.

Mbërritja në Pragë dhe fillimi i vizitës panoramike:

• Hradčany (Qyteti i Kështjellës)
• Kisha e Loretos
• Katedralja Shën Vitus
• Bazilika e Shën Xhorxhit
• Pallati Mbretëror
• Rrugica e Artë

Akomodimi dhe fjetje në hotel ne Prage

Mëngjesi në hotel.
Vazhdimi i vizitës në Qendrën Historike:

• Sheshi i Vjetër i Qytetit (Old Town Square)
• Ora Astronomike
• Kisha e Shën Nikollës
• Kisha Týn
Ura Charles – simboli i Pragës dhe pamje mahnitëse mbi lumin Vltava

Në vijim, transfertë për në aeroport.
Fluturimi për në Tiranë ora nisjes 18:05 - mberritja 20:00

Fundi i shërbimit tonë.

Përfshihen NUK Përfshihen

NE CMIM  349  EURO PERFSHIHET
  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Bratislave dhe  Prage  – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire
NE CMIM NUK PERFSHIHET
  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit 5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka
  4. Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

NFORMACIONE TË RËNDËSISHME

CMIMET PER FEMIJET

  •  Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 40 euro  zbritje nga cmimi i paketës
  •  Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajn 130 euro dhe nuk kan te drejte krevati.
    Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
    ——————————————————-
    DOGANA
    1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
    2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
    ——————————————————-
    INFORMACIONE
  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në varesi te hotelit.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  • Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
  •  Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
  • Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
  • Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.