ZOO SAFARI – ALBEROBELLO – MATERA
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
🦁🏛️🇮🇹 Një aventurë unike mes natyrës, historisë dhe qyteteve më të veçanta të Italisë!
Bashkohuni me ne në një udhëtim fantastik drejt Zoo Safari, Alberobello dhe Matera, tre destinacione që ofrojnë eksperienca krejtësisht të ndryshme, por po aq magjepsëse.
🦒 Në Zoo Safari, një nga parqet më të mëdha safari në Europë, do të përjetoni emocionin e takimit nga afër me qindra kafshë nga kontinente të ndryshme, në një ambient natyror dhe plot aventura.
🏡 Më pas do të zbulojmë Alberobellon, qytetin e famshëm të shtëpive karakteristike Trulli, një thesar i mbrojtur nga UNESCO që duket sikur ka dalë nga një përrallë.
🏛️ Udhëtimi vazhdon në Matera, një nga qytetet më të vjetra të banuara në botë, e njohur për lagjet historike të gdhendura në shkëmb dhe atmosferën unike që e ka kthyer në një nga destinacionet më të veçanta të Italisë.
✨ Natyrë, kulturë, histori, arkitekturë unike dhe përvoja të paharrueshme në një udhëtim të vetëm.
🌍 Një destinacion perfekt për familje, çifte dhe të gjithë ata që duan të zbulojnë anën më autentike dhe magjepsëse të Italisë. 🇮🇹❤️🦁🏛️
📍 Destinacionet: ZOO SAFARI – ALBEROBELLO – MATERA
💶 Çmimi : 65 €/ person
📅 Datat e udhëtimit: Korrik : 7
Kujdes : Cmimet jan momentale kompania e fluturimit mund të ndryshoj cmimi nga momenti në moment .
Plani i udhëtimit
🦓ZOO SAFARI 🦒– ALBEROBELLO – MATERA
DATA 7 KORRIK / CMIMI 65€ / P
✈️ BILETA + GUIDA
Duhet te paraqitemi 2 ore para nisjes ne aeroport ku do behet takimi dhe me guiden
🛫 Nisja nga Tirana në orën 06:05 drejt Barit.
🛬 Mbërritja në Bari ne oren 07:00
Fluturimi zgjat rreth 1 orë.
🚌Pas daljes nga aeroporti nisemi me autobus drejt 🦁 ZOO SAFARI FASANO.
Vizitë në një nga parqet safari më të mëdha në Evropë, ku do të keni mundësinë të shihni nga afër luanë, tigra, elefantë, gjirafa, zebra dhe shumë specie të tjera ekzotike në habitatet e tyre natyrore. ( opsionale cmimi 36 euro personi )
📸 Kohë për foto dhe eksplorim të parkut.
🏘️ Vazhdojmë drejt Alberobellos.
🏡 ALBEROBELLO
Vizitë në qytetin përrallor të Pulias, i famshëm në botë për shtëpitë tradicionale Trulli, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Shëtitje në lagjen historike, rrugicat karakteristike dhe kohë e lirë për suvenire dhe fotografi.
🍝 Kohë e lirë për drekë.
🏛️ Nisemi drejt Materës.
🏰 MATERA
Vizitë në një nga qytetet më të vjetra të banuara në botë, e njohur për lagjet historike të gdhendura në shkëmb, të quajtura "Sassi di Matera". Shëtitje në qendrën historike, panoramat mahnitëse dhe rrugicat mesjetare që e kanë bërë Materën një nga destinacionet më të veçanta të Italisë. Matera ka qenë gjithashtu Kryeqytet Europian i Kulturës.
📸 Kohë e lirë për fotografi dhe eksplorim.
🚌 Nisja drejt Aeroportit të Barit.
✈️ Fluturimi Bari – Tiranë ne oren 23:40 / Mberritja ne oren 00:40
Përfshihen NUK Përfshihen
📦 NE CMIM PERFSHIHET
- Fluturimi Tirane - Bari - Tirane
- Check-in online
- Çantë shpine 8 kg ( pa rrota )
- Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
NE CMIM NUK PERFSHIHET
- 🦓BILETA NE ZOO SAFARI - 36 EURO
- 🚌TRANSPORTI ME AUTOBUS - 35 EURO PERSONI
( Për të gjitha shëtitjet )
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Kujdes : Cmimet jan momentale kompania e fëuturimit mund të ndryshoj cmimi nga momenti në moment .