PARIS ME AVION DHE GUIDE 419 EURO/P
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Një udhëtim magjik në qytetin e dritave, aty ku çdo rrugë rrëfen dashuri, art dhe histori: Parisi me elegancën e tij të përjetshme, bulevardet madhështore dhe arkitekturën ikonike; Kulla Eiffel që ndriçon ëndrrat, Luvri që ruan thesaret e artit botëror, Montmartre me shpirtin bohem dhe kafenetë romantike përgjatë Senës. Çdo hap në këtë qytet është një përjetim i veçantë, një kombinim perfekt i kulturës, modës dhe romancës që mbetet përgjithmonë në zemër dhe kujtesë.
PARIS ME AVION DHE GUIDE
3 NETE 4 DITE – CMIMI 419 EURO PERSONI
DATA 26 – 29 MARS
Plani i udhëtimit
Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:10. Mbërritja në aeroportin Beauvais të Parisit në orën 09:15. Pas proçedurave aeroportuale, nisemi drejt qytetit të Parisit ku do te vizitojmë Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero si dhe Bulevardi Champs Elysees. Do të nisemi më pas për shëtitje drejt Bazilikës Sacre Coeur. Pas këtyre vizitave, transferimi për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Do të nisemi për të vizituar Kopshtet e Luxembourg-ut dhe më pas nisemi drejt muzeut të Luvrit. Pasi kemi përfunduar vizitën në Luvër do të shohim Sheshi Place de la Concorde, Opera de Garnier, Sheshi Place Vendome, Bulevardi i madh, si dhe Sheshi i Bastijës. Do të vizitojmë , Kopshtet Tyleri.Do të kalojmë nga Rue de Rivoli edhe do vizitojmë Bashkinë e Parisit si dhe Katedralen e Notre Dame.
Kthimi dhe akomodimi në hotel
Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës, do të jetë vizita në Chateau de Versailles. (pagese extra)
Pas vizitës në Versajë do të vazhdojmë drejt Kullës së Eiffeil-it, qëndrim i lirë dhe konsumim i drekës sipas dëshires. Pasdite, shëtitje me anije në lumin Seine. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Mengjesi ne hotel. Transferta me autobus nga hoteli ne aeroport.
Fluturimi direkt Paris - Tiranë.
Nisja në orën 09:40 Mbërritja në Tiranë në orën 12:15.
Fundi i sherbimit tone
Përfshihen NUK Përfshihen
- Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Paris – Tirane
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodimi ne hotel
- Mengjesi ne hotel
- Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
- Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
- Check in i perfshire
- Hyrje ne monumente dhe muzeume
- Taksa e hotelit 8 euro personi per nate
- Drekat dhe Darka
- Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
- Muzeu i Luvrit,40 EUR personi
- Shetitje ne Lumin Seine, 20 EUR per person
- Chateau de Versailles, 35 EUR per person (bashke me transfere) ( nese nuk doni bileten per te Versailles 10 euro transporti per te pa pjesen e kopsheve te luleve )
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
CMIMET PER FEMIJET
- Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE - Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në varesi te hotelit.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
- Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
- Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
- Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
- Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
- Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.