Parga-Janine 2 Dite|1 Nate 70 EUR/person

Parga , Janine Greqi

Destinacioni

Zgjat

2 ditë

Fillon nga

70.00

Rreth udhëtimit

Një fundjavë mesdhetare plot ngjyra, histori dhe qetësi!
Bashkohu në një udhëtim magjik drejt rivierës greke, ku Parga e bukur dhe Janina plot kulturë do të të lënë pa fjalë.
Pargë, rrugicat me ngjyra pastel, aroma e detit dhe pamja magjike nga kalaja do të të bëjnë të ndihesh si në një pikturë , dhe të nesërmen Janina pret me historinë e saj shekullore, kështjellën madhështore, muzeumet plot thesare dhe ishullin e mistershëm në mes të liqenit, ku koha duket se ka ndalur. Një ndalesë për shopping në dyqanet e argjendarisë tradicionale e mbyll këtë përvojë me shkëlqim.

📍 Destinacionet: Parge – Janine
💶 Çmimi: 70 €/person
📅 Datat e udhëtimit:

  • Tetor : 25 – 26
  • Nentor : 1 – 2 , 8 – 9 .

⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë

Plani i udhëtimit

🕕 Nisja:
Nga Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
Nga Durrësi: Ora 06:30 (Stacioni i Trenit)

Vazhdojme udhetimin per ne doganen e Qafe Botes duke bere nje ndalese për kafe dhe pushim.
Ne mesdite mbërrijmë në Pargë, një ndër qytetet më të bukura bregdetare të Greqisë, e njohur për ngjyrat e saj mesdhetare dhe atmosferën romantike.
Shëtitje në qendrën historike të Pargës, ndër rrugicat plot lule e dyqane artizanale.
Vizitë në Kalanë e Pargës, nga ku shijohet një panoramë mahnitëse mbi detin Jon dhe ishujt përreth.
Koha e lirë mund të shfrytëzohet për pushim në plazhin Valtos, shëtitje pranë portit, ose një eksursion opsional me varkë drejt ishullit të vogël të Panagias.
Akomodimi në hotel 3* në Pargë.
Mbrëmje e lirë për darkë në tavernat tradicionale buzë detit.

Konsumimi i mëngjesit në hotel, dhe me pas nisemi drejt Janinës, një qytet me histori, kulturë dhe traditë të pasur artizanale.

Vizitë në Kalanë e Janinës, simbol i qytetit, si dhe në varrin e Ali Pashe Telelenes , muzeu Bizantin dhe xhamia Fethije .
Eksperiencë e veçantë me tragetin e vogël drejt ishullit të liqenit, i vetmi ishull në Europë pa emër, ku ndodhen manastire të shekujve XI–XVI , muzeu i Ali Pashes dhe ku mund te konsumojme dhe dreken . 
Koha e lirë për shopping në dyqanet e argjendarisë dhe produkteve tradicionale të qytetit.
Nisja për në Shqipëri me ndalesa te shkurtra gjate rruges .
Mberritja ne Durres dhe ne Tirane ne mbremje .

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Akomodimi ne hotel.
  • Mëngjesi.
  • Vizitat sipas programit.
  • Guida shoqëruese.
  • Drekat, darkat dhe shpenzimet personale
  • Ekskursion me varkë në ishullin e vogël të Panagias.
  • Shëtitja me anije në liqenin Pamvotis 5€/person vajtje-ardhje (opsionale)
  • Taksa e turistit 2€/p për hotelet 3* dhe 3€/person per hotelet 4*

⚠️ Shënime të Rëndësishme

Rezervimi i vendeve:

  • Vendet e para: 10EUR/person
  • Vendet e dyta: 5EUR/person
  • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

👶 Politikat per Femijet

  • Femijet 0 – 2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
  • Femijet 3 – 5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
  • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

Informacione te tjera

  • Pasaporta me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës .
  • Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
  • Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
  • Nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara .
  • Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
  • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
📞 Kontakte për rezervime:
☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.