Napoli, Salerno, Amalfi, Kapri, Positano, Sorrento (4 Dite – 3 Nete)

Napoli, Itali

Destinacioni

Zgjat

4 ditë

Fillon nga

349.00

Rreth udhëtimit

Përjetoni bukurinë unike të jugut të Italisë në një udhëtim 4-ditor që përfshin qytete historike, fshatra bregdetare romantike dhe ishuj panoramikë. Nga rrugët e ngushta të Napolit e deri te pamjet spektakolare të Amalfit, Positanos dhe Kaprit, ky udhëtim është ideal për ata që duan të zbulojnë Italinë autentike me komoditetin e një pakete të plotë dhe shoqërim profesionist.

 

💶 Çmimi: 349 €/person

📅 Datat e udhetimit :

DATA 25 – 28 QERSHOR / CMIMI 349 EURO 

DATA  2 – 5 KORRIK / CMIMI 349 EURO

DATA  9 – 12 KORRIK / CMIMI 349 EURO

DATA  23 – 26  KORRIK / CMIMI 349 EURO

DATA  6 – 9  GUSHT  / CMIMI 349 EURO

DATA  13 – 16  GUSHT  / CMIMI 349 EURO

DATA  20 – 23   GUSHT  / CMIMI 349 EURO

 

Kohëzgjatja : 4 Ditë – 3 Netë

Plani i udhëtimit

  • Fluturimi direkt nga Tirana në Bari në orën 06:05
  • Takimi me guidën në aeroport 2 orë përpara
  • Nisemi per vizitë panoramike në Napoli:
    • Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo
    • Castel Nuovo, Galleria Umberto, Rruga Toledo dhe zona e Chaia
  • Akomodimi në hotel në Salerno
  • Shëtitje e lirë pasdite nen shoqërimin e guides
  • Mëngjesi në hotel
  • Vizitë me anije: Salerno – Amalfi – Positano – Salerno (biletë opsionale)
  • Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso.
  • Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres.
  • Kthimi ne Hotel ne Salerno ose Sorrento.
  • Mbremje e lire.
  • Mëngjesi në hotel
  • Nisja herët me autobus për në Sorrento.
  • Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.
  • Nisja me traget per ne ishullin Kapri (OPSIONALE BILETA E ANIJES ).
  • Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit.
  • Ngjitja me fenikular qe  ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit,  Grand hotel Quisisana,  Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp.
  • Kthimi me traget në Sorrento. Kthimi ne Hotel ne Salerno ose Sorrento. Mbremje e lire
  • Mëngjesi në hotel
  •  Plazh ne Vietri Sul Mare rreth 5 ore
  • Transfertë drejt aeroportit te Barit .
  • Fluturimi nga Bari në orën 23:50

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Fluturimi vajtje-ardhje Tiranë – Bari – Tiranë
  • Akomodimi për 3 netë në hotel
  • Mëngjeset në hotel
  • Transfertat nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Transport me autobus për vizitat sipas programit
  • Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
  • Bagazh dore/cantë deri në 8 kg (40x30x20 cm) pa rrota .
  • Taksa e turistit: 5 €/person/natë ( paguhet ne zyre kur behet rezevimi )
  • Biletat e anijeve  (SALERNO – AMALFI ) – (AMALFI – POSITANO) – (POSITANO – SALERNO)  3 Bileta kushtojne 50 €
  • Bileta e anijes per ne ishullin e Kaprit ( 50 €/ person vajtje ardhje )
  • Drekat, darkat dhe hyrjet në monumente/muzeume

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

POLITIKAT E CMIMEVE PER FEMIJET

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 35€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.

INFORMACIONE TE RENDESISHME
1-Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
2-Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
3-Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
4- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
5- Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
6- Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
7-Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE