Meteora – Selanik 3 Dite | 2 Nete 129 EUR/ person .

Meteora, Janinë & Kallabaka , Selanik

Destinacioni

Zgjat

Fillon nga

129.00

Rreth udhëtimit

Një udhëtim mes natyrës, historisë dhe kulturës greke!
Zbuloni Greqinë veriore në një aventurë 3-ditore plot emocione dhe bukuri natyrore.
Nga ujëvarat magjike të Edessës dhe atmosfera mikpritëse e Selanikut, te mrekullia shpirtërore e Meteoras dhe sharmi historik i Janinës — ky udhëtim është një përvojë që prek çdo ndjesi.
Nën shoqërimin e guidës , do të shijoni peisazhe mahnitëse, tradita autentike dhe momente relaksi që do t’i kujtoni gjatë.

 

💶  Çmimi : 129 €/person (1 nate ne Meteora| 1 nate ne Selanik )

📅 Data e Udhëtimit : 28 – 30 Nentor

⏳ Kohëzgjatja: 3 Ditë | 2 Netë

Plani i udhëtimit

🕕 Nisja:
Nga Tirana: Ora 05:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
Nga Durrësi: Ora 05:30 (Stacioni i Trenit)

📍 Itinerari:
🚍 Udhëtimi drejt doganës së Kakavijës me një ndalesë të shkurtër për pushim dhe kafe përgjatë rrugës.
Mbërritja në Janinë, kryeqendrën e Epirit.

🏰 Vizitë në Kalanë e Janinës, Xhaminë e Asllan Pashës, Varrin e Ali Pashës dhe Ishullin Pamvotis (Opsionale: Xhiro me anije 5 €/person vajtje-ardhje për të vizituar ishullin ku ndodhet dhe muzeu i Ali Pashës).

🍽 Kohë e lirë për konsumimin e drekës në Janinë.

Nisja drejt Kallabakës dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë ose organizim në një tavernë lokale 🍽🎶 me menu të lirë dhe mundësi për muzikë shqiptare apo greke.

Pas mëngjesit në hotel, nisja për vizitën e Meteoras, një nga mrekullitë më të jashtëzakonshme natyrore dhe shpirtërore të botës, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Vizitë panoramike dhe ndalesë në dy nga manastiret më të famshëm të ndërtuar mbi majat e shkëmbinjve madhështorë.
Koha e lirë për fotografi dhe drekë në qytetin e Kalabakës.

Pasdite, udhëtimi vazhdon drejt Selanikut.
Pas akomodimit në hotel, mbrëmje e lirë në qendër të qytetit.
Nën sugjerimin e guidës, mund të shijoni një darkë tipike greke në tavernat e njohura për atmosferën e tyre të ngrohtë dhe muzikën tradicionale.

Konsumojme mëngjesin në hotel.
Nisja për një tur panoramik të Selanikut, qyteti që bashkon lashtësinë me stilin modern urban.

Vizita kryesore:

  • Sheshi Aristotelous – zemra e qytetit

  • Forumi Romak (shek. II pas Krishtit)

  • Kulla e Bardhë – simboli i Selanikut

Pas vizitës, vazhdojmë drejt qytetit piktoresk të Edessës, i famshëm për ujëvarat e tij mahnitëse, që zbresin nga një lartësi prej 70 metrash dhe krijojnë një park të gjelbër e plot gjallëri.
Qëndrim në Edessa rreth 2 orë me kohë të lirë për shëtitje, fotografi dhe drekë në ambientet e parkut.

Pas drekës, nisja për në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në orët e vona të mbrëmjes.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Akomodimi në hotel.
  • Mëngjesi për ditët e qëndrimit.
  • Vizitat sipas programit.
  • Guida shoqëruese.
  • Drekat dhe darka.
  • Hyrjet në monumente dhe shëtitja me anije në Selanik.
  • Taksa e turistit qe eshte 3.5€/p per hotelet me 3*, dhe 5€/p per hotelet me 4* .

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

Rezervimi i vendeve:

  • Vendet e para: 10EUR/person
  • Vendet e dyta: 5EUR/person
  • Vendet e treta: 5EUR/person
  • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

👶 Politikat per Femijet

  • Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
  • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
  • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

Informacione te tjera

  • Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 3 muaj nga data e skadences.
  • Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
  • Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
  • Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
  • Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
📞 Kontakte për rezervime:
☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.