Meteora, Janine & Kallabaka – 2 Dite Magjike ne Token e Manastireve
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
🌄 Një aventurë mes historisë, natyrës dhe kulturës greke!
Ky udhëtim 2-ditor ju çon në një eksplorim të mrekullueshëm mes qyteteve historike dhe natyrës magjepsëse. Dita e parë nis me një vizitë në Janinë, ku do të zbuloni Kalanë e Janinës, Xhaminë e Asllan Pashës dhe varrin e Ali Pashës. Përjetoni një eksperiencë unike me një xhiro me anije (opsionale) drejt Ishullit Pamvotis, ku ndodhet muzeu i Ali Pashës. Pas një dreke të këndshme, rrugëtimi vazhdon drejt Kallabakës, ku pas akomodimit do të mund të shijoni një mbrëmje tradicionale greke me muzikë dhe ushqime të shijshme.
Dita e dytë sjell një nga momentet më të veçanta të udhëtimit – vizita në Meteora, një nga mrekullitë natyrore dhe kulturore të Greqisë. Do të eksploroni disa nga manastiret mesjetare, të ndërtuara mbi shkëmbinj të thepisur, të cilat janë të mbrojtura nga UNESCO. Më pas, një ndalesë relaksuese në Kastoria, qyteti piktoresk buzë liqenit Orestiada, do të jetë një mundësi për të shijuar qetësinë dhe panoramën mahnitëse. Udhëtimi përfundon me kthimin drejt Shqipërisë, duke sjellë me vete kujtime të paharrueshme nga ky ekskursion magjik! 🚍✨
💶 Cmimi: 65€/person (2 Ditë |1 Natë)
📅 Data e Udhëtimit : 18 – 19 Prill
Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
🕕 Nisja: Nga Durrësi: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit) / Nga Kavaja : Ora 05:30 ( qender )
📍 Itinerari:
🚍 Udhëtimi drejt doganës së Kakavijës me një ndalesë të shkurtër për pushim dhe kafe përgjatë rrugës.
Mbërritja në Janinë, kryeqendrën e Epirit.
🏰 Vizitë në Kalanë e Janinës, Xhaminë e Asllan Pashës, Varrin e Ali Pashës dhe Ishullin Pamvotis (Opsionale: Xhiro me anije 5 €/person vajtje-ardhje për të vizituar ishullin ku ndodhet dhe muzeu i Ali Pashës).
🍽 Kohë e lirë për konsumimin e drekës në Janinë.
Nisja drejt Kallabakës dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë ose organizim në një tavernë lokale 🍽🎶 me menu të lirë dhe mundësi për muzikë shqiptare apo greke.
🍽 Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Meteora, ku do të kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga manastiret më të famshme të zonës, të cilat duken sikur qëndrojnë pezull mbi shkëmbinj dhe janë nën mbrojtjen e UNESCO-s .
🍽Ndalesë për drekë dhe pushim.
Vizitë në Kostur, një qytet piktoresk buzë liqenit Orestiada , ku mund të shijojmë një shëtitje relaksuese dhe një kafe në shëtitoren pranë liqenit.
🚍 Nisja drejt doganës së Kapshticës, me nje ndalese të shkurter gjatë rrugës.
🕙 Mbërritja në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:00.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje
- Akomodimi në hotel
- Mëngjesi
- Vizitat sipas programit
- Guida, shoqërues shqiptar
- Hyrjet në Manastire fillojne nga 3.5€/person dhe shëtitja me anije në liqenin Pamvotis 5€/person vajtje-ardhje (opsionale)
- Taksa e turistit 3.5€/p për hotelet 3* dhe 5€/person per hotelet 4*
- Drekat dhe darka
⚠️ Shënime të Rëndësishme
Rezervimi i vendeve:
- Vendet e para: 10EUR/person
- Vendet e dyta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
👶 Politikat per Femijet
- Femijet 0 – 2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3 – 5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
- Pasaporta me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës .
- Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
- Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
- Nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara .
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.