Lepushe – Plave – Guci | Udhetim 2 Ditor me Guide
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Një fundjavë në natyrë mes Alpeve Shqiptare dhe Malit të Zi, ku do të përjetoni qetësinë e fshatrave alpine, traditën e mikpritjes dhe peizazhe që të lënë pa frymë. Vizitoni Lepushën, Vermoshin, Plavën dhe Gucinë, eksploroni burimet natyrore dhe monumentet unike si Krojet e Ali Pashë Gucisë dhe Syrin e Kaltër të Skafkacit. Ideale për dashamirësit e natyrës dhe eksplorimeve të qeta jashtë qytetit.
💶 Çmimi: 75 €/person (Darke dhe mengjes ,Mountain View Resort )
📅 Datat e udhetimit :
- Tetor : 4 – 5 , 11 – 12 , 18 – 19 , 25 – 26 .
- Nentor : 1 – 2 , 8 – 9 , 15 – 16 , 22 – 23 , 28 – 29 , 29 – 30 .
⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
🕕 Nisja:
- Tirana – ora 06:00 (Universiteti Logos)
- Durrësi – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
☕ Ndalesë për kafe gjatë rrugës
📍 Vizita në:
- Leqet e Hotit – pamje panoramike
- Tamara dhe Kanioni i Bashkimit
- Lepushë dhe Vermosh – fshatra malorë me natyrë të virgjër
🍽 Drekë e lirë në një restorant tradicional të zonës
🚍 Kalimi në Mal të Zi nëpërmjet doganës së Bashkimit
📍 Vizitë në Plavë – shëtitje pranë liqenit të Plavës
🏨 Akomodimi në hotel dhe darkë tradicionale në natyrën e qetë të zonës
🍽 Mëngjesi në hotel
📍 Vizita në fshatin Vuthaj:
- Krojet e Ali Pashë Gucisë
- Syri i Kaltër i Skafkacit
- Ujvara e Gerlës
🚍 Kalimi sërish në Shqipëri përmes pikës doganore Bashkimi
🍽 Drekë në një nga restorantet në Tamare
🚍 Nisja drejt Tiranës me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës
🕘 Mbërritja në orët e mbrëmjes
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje me autobus komod
- Akomodimi në hotel ose bujtinë Mountain View Resort
- Mëngjes dhe darkë
- Vizitat sipas programit
- Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
- Drekat dhe shpenzimet personale
- Taksa lokale: 2 €/person/natë
- Çdo gjë që nuk përmendet në rubrikën “përfshihet”
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€
🔹 Vendet e dyta: 5€
🔹 Vendet e tjera rastësore
- Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
- Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
- Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
• Për fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
• Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.