Lefkada-Parga-Preveza 5Dite/4 Nete
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
☀️ Një udhëtim mes peizazheve magjike të Greqisë Joniane ju pret këtë verë!
🌊 Përjeto 5 ditë relaksi, aventurë dhe pamje që të lënë pa frymë në brigjet më të bukura të Greqisë.
Nga plazhet me ujë kristal të Lefkadës, tek rrugicat romantike të Pargës dhe atmosfera autentike e Prevezës – çdo moment do të jetë një kujtim i veçantë.
🔹 Lefkada – Ishulli spektakolar i Jonit, i famshëm për plazhet ikonike si Porto Katsiki, Egremni dhe Kathisma. Ujëra turquoise, natyrë e egër dhe perëndime magjike që duken si kartolinë.
🔹 Parga – Qyteti simpatik buzë detit me shtëpi shumëngjyrëshe, kalldrëme tradicionale dhe një atmosferë romantike që të bën ta adhurosh në çdo hap.
🔹 Preveza – Një perlë e qetë mesdhetare, ideale për shëtitje pranë portit, shije tradicionale greke dhe mbrëmje relaksuese pranë detit.
✨ Det i kaltër, ushqim fantastik, qytete plot gjallëri dhe pushime që do t’i kujtoni gjatë!
📍 Destinacionet: Lefkada • Parga • Preveza
💶 Çmimi: 179 €/person
📅 Datat e udhetimit :
- Qershor : 15 – 19 , 22 – 26 , 29 – 3 Korrik
• Dhome Triple » 179 €/Personi
• Dhome Double/Twin » 199 €/Personi - Korrik : 6 – 10 , 13 – 17 , 20 – 24
• Dhome Triple » 229 €/Personi
• Dhome Dyshe/Twin » 249 €/Personi - Gusht : 3 – 7 , 12 – 16 , 17 – 21 , 23 – 27 , 24 – 28
• Dhome Triple » 309 €/Personi
• Dhome Double/Twin » 329 €/Personi - Gusht : 31 – 04 Shtator .
• Dhome Triple » 209 €/Personi
• Dhome Dyshe/Twin » 229 €/Personi - Shtator : 7 – 11 .
• Dhome Triple » 189 €/Personi
• Dhome Dyshe/Twin » 199 €/Personi
⏳ Kohëzgjatja: 5 Ditë / 4 Netë
VINI RE !! Ky tur mbyllet te pakten 10 dite para nisjes per shkak te kerkesave te medha, keshtuqe do ju luteshim te mbyllnit rezervimin tuaj sa me pare pasi kane mbetur shume pak vende te lira per Korrik dhe Gusht.
Plani i udhëtimit
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi 4 nete në Hotel Nirikos 3* ne qender te Lefkades
- Mëngjeset për ditët e qëndrimit
- Guida shoqeruese
- Shetitjet sipas programit
- Taksa lokale e hotelit 5 € dhoma/nate
- Turi me anije ne ishujt e Lefkades (35€/P) Varianti me dreke kushton (40€/P)
- Party e organizuar ne anije (20€/P)
- Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne rubriken perfshihet .
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve
- Vendet e para: 10EUR/person
- Vendet e dyta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
👶 Politikat per Femijet
- Femijet 0-2 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
-
Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
-
Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
-
Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra +150 € .
-
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
-
Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
-
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.