Dubrovnik, Cavtat & Kotorr – 3 Dite Magjike ne Bregdetin Adriatik
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
🌍 Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm mes perlave historike dhe natyrore të Adriatikut!
Ky udhëtim 3-ditor ju çon në zemrën e Dubrovnikut, qytetit mesjetar të njohur për bukurinë e tij magjepsëse dhe atmosferën unike. Nisja fillon me një ndalesë në Porto Montenegro, ku mund të admironi portin luksoz të jahteve. Pas procedurave doganore, eksploroni qytezën Cavtat, një vend i qetë dhe piktoresk buzë detit , dhe vazhdimi per akomodim ne hotel .
Dita e dytë i dedikohet plotësisht Dubrovnikut, ku do të shëtisni nëpër rrugët e tij historike, duke vizituar Shetitoren Stradun, Manastirin Franceskan, Pallatin e Dukës dhe vendet ikonike ku është xhiruar Game of Thrones. Do të ndjeni magjinë e këtij qyteti të mbrojtur nga UNESCO dhe do të përjetoni atmosferën e tij unike.
Në ditën e tretë, rrugëtimi vazhdon drejt Kotorrit, një tjetër perlë e Adriatikut, ku do të shijoni arkitekturën e tij mesjetare dhe pamjet e mahnitshme të Gjirit të Kotorrit. Pas një vizite në Kotorr , nisemi për në Shqipëri, duke përmbyllur një aventurë të mbushur me kujtime të paharrueshme!
📍 Destinacionet: Tivat, Dubrovnik , Kotorr
💶 Çmimi: 139 €/person
📅 Data e udhetimit :
- Nentor : 22 – 24 , 28 – 30
⏳ Kohëzgjatja: 3 Ditë / 2 Netë
Plani i udhëtimit
Nisja:
- Nga Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
- Nga Durrësi: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
- Nga Lezha : Ora 7:00
- Nga Shkodra : Ora 7:45
Itinerari:
- Vazhdojmë udhetimin drejt shtetit fqinj Mali i Zi, nëpërmjet pikës doganore Muriqan.
- Pas procedurave doganore, ndalese për kafen e mëngjesit.
- Vazhdojmë drejt Porto Montenegro(Tivat) i njohur edhe si porti i sheikëve për një ndalesë dhe vizitë në portin prestigjoz të jahteve.
- Pas konsumimit të drekës vazhdojmë udhëtimin drejtë pikës doganore duke u larguar nga qyteti i Tivatit me traget ( Kalimi me traget është i përfshirë në cmim).
- Pasi kryejmë procedurat doganore vizita e radhës është në qytezën e Cavtatit.
- Akomodimi dhe konsumimi i darkës në hotel.
🍽 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏰 Me pas vazhdojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut për të shijuar magjinë e këtij qyteti mesjetar me atraksione kryesore të tijë ku do te vizitojmë: Manastirin Francescan, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun ,Walk of shame ku eshte xhiruar edhe seriali i njohur Game of Thrones, Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit ,Pallati Rektor , Porta Pile & Shatervani Onofrio etj .
• Kohe e lire per konsumimin e drekes ne qytet dhe pasdite e lire .
🍽Akomodimi në hotel dhe konsumimi i darkes.
🍽Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏰 Me pas bëhemi gati per tu nisur drejt Perastit ku do te kemi nje ndalese me pamje panoramike nga Gjiri i Kotorrit dhe nga ishujt e Perastit dhe do te vazhdojme udhetimin me vizite ne qytetin e vjetër te Kotorrit.
• Pas vizites ne Kotorr dhe konsumimit te drekes nisemi drejt Tiranes duke iu drejtuar pikes doganore Muriqan.
• Kthimi në Tirane dhe Durres në mbrëmje.
Fundi i sherbimit tone!
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi 2 nete në Hotel Adria
- Mëngjeset dhe darkat Bufe
- Perdorimin e pishines dhe qendres Spa
- Guida shoqeruese
- Shetitjet sipas programit
- Nuk perfshihet ne cmim taksa e hotelit 2€/person/nete qendrimi .
- Taksa 3.5 €/person për vizitë të qytetit të vjetër të Dubrovnikut
- Nuk përfshihet taksa në qytetin e Kotorrit 2€/person kur udhetimi realizohet me autobuz dhe 3€/person kur udhetimi realizohet me mikrobuz.
- Turi me anije
- Drekat dhe pijet
⚠️ Shënime të Rëndësishme
Rezervimi i vendeve
- Vendet e para: 10EUR/person
- Vendet e dyta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
👶 Politikat per Femijet
- Femijet 0-2 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
-
Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
-
Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
-
Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra +70€ .
-
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
-
Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
-
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.