Budva, Kotorr & Ulqin – 2 Dite Mes Historise dhe Bregdetit Adriatik
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
🌊 Një fundjavë plot histori, kulturë dhe relaks në perlat e Malit të Zi!
Ky udhëtim 2-ditor ju çon në disa nga qytetet më të bukura bregdetare të Malit të Zi, duke filluar me Ulqinin, një qytet me histori dhe arkitekturë unike. Do të vizitoni Kalanë e Ulqinit, qytetin e vjetër dhe pedonalen buzë detit, ku do të shijoni një atmosferë autentike mesdhetare. Pas akomodimit në hotel dhe një darke të këndshme, do të përgatiteni për ditën e dytë plot aventura.
Në mëngjesin e ditës së dytë, do të udhëtoni drejt Tivatit dhe portit luksoz Porto Montenegro, ku jahte dhe vila moderne krijojnë një peizazh mbresëlënës. Më pas, do të eksploroni Kotorrin, një qytet mesjetar me kulla historike, pallate dhe një shëtitje të mrekullueshme përgjatë gjirit të tij magjepsës. Udhëtimi përmbyllet me një vizitë në Budvën, ku do të shijoni plazhet, qytetin e vjetër dhe zonën e jahteve. Pas një dite të mbushur me eksperienca unike, nisemi për në Shqipëri, duke përfunduar një aventurë të paharrueshme! 🚍✨
📍 Destinacionet: Ulqin , Budva , Kotorr & Tivat – Mali i Zi
💶 Çmimi: 59 €/person ( Mengjes+Darke , Hotel Sato )
📅 Datat e udhetimit :
- Tetor : 4 – 5 , 11 – 12 , 18 – 19 , 25 – 26 .
- Nentor : 1 – 2 , 8 – 9 , 15 – 16 , 22 – 23 , 28 – 29 , 29 – 30 .
⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
🚍 Nisja:
- Tirana – 06:00 nga Universiteti Logos (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi)
- Durrësi – 05:00 nga Stacioni i Trenit
☕ Ndalesë për mëngjes dhe kafe gjatë rrugës .
🛂 Kalim në doganën e Muriqanit dhe udhëtim drejt Ada Bojanës, një nga zonat më të bukura të rivierës Malazeze.
Vazhdimi i udhetimit per ne qytetin e Ulqinit
🏰 Ulqin:
- Vizitë në Kalanë e Ulqinit dhe qytetin e vjetër
- Kohë e lirë për drekë dhe plazh ne zonen e Plazhit të Vogël
🏨 Nisemi drejt hotel Sato per tu akomoduar dhe me pas konsuojme darken ne restorantin e tije . Kohe e lire pas darke per ta shijuar ne qytet .
*Mbremje festive per festat e nentorit !
🍽 Mëngjesi në hotel
⛵ Tivat & Porto Montenegro – Vizitë në një nga zonat më luksoze të Malit të Zi, i njohur si “Porti i Sheikëve”
🏰 Kotor
- Vizitë në qytetin e vjetër dhe atraksionet kryesore të tijë(Kulla e Sahatit ,Pallati Pima,Katedralja e Shën Trifonit(1166)
- Opsionale: Shëtitje me anije në Gjirin e Kotorrit (8€/person, zgjat 40 min) cilesuar si nje nga 10 gjiret me te bukura ne bote .
🏖 Budva
- Vizitë në qytetin e vjetër
- Shëtitje në zonën e jahteve
- Kohë e lirë për konsumimin e drekës
🚍 Kthimi për në Shqipëri me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës
🕘 Mbërritja në Tiranë & Durrës rreth orës 21:00
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje
- Akomodimi në Hotel Sato 4*
- Mëngjesi dhe Darka
- Vizitat sipas programit
- Guida, shoqerues shqiptar
- Nuk përfshihet në cmim taksa e turistit për hotel 2€/p
- Nuk përfshihet taksa në qytetin e Kotorrit 2€/person kur udhetimi realizohet me autobuz dhe 3€/person kur udhetimi realizohet me mikrobuz
- Drekat dhe cdo gjë që nuk është e cilësuar në rubrikën përfshihet
⚠️ Shënime të Rëndësishme
Rezervimi i vendeve:
- Vendet e para: 10€/person
- Vendet e dyta: 5€/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
👶 Politikat per Femijet
- Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
- Pasaporta(me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për në Malin e Zi.
- Për fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
- Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.