BUDAPEST 29-31 MAJ / 325 EURO /P

Budapest, Hungary

Destinacioni

Zgjat

3 ditë

Fillon nga

325.00

Rreth udhëtimit

Një udhëtim i mrekullueshëm në perlën e Danubit, aty ku historia, eleganca dhe romantika bashkohen në një qytet të vetëm: Budapesti me madhështinë e tij perandorake dhe panoramat mbresëlënëse; Buda historike me Kalanë dhe Bastionin e Peshkatarëve; Pesti plot gjallëri me bulevardet elegante dhe Parlamentin ikonë; Ura e Zinxhirëve që lidh dy brigje dhe dy botë; banjat termale që sjellin relaks unik; dhe lundrimi në Danub nën dritat magjike të qytetit. Çdo ndalesë sjell emocione të veçanta në një aventurë plot kulturë, bukuri dhe kujtime të paharrueshme.

BUDAPEST 3 DITE
DT. 29-31 MAJ
CMIMI 325 EURO PERSONI

Plani i udhëtimit

DITA 1 – MBËRRITJA NË BUDAPEST & PARKU I QYTETIT

Nisja nga Tirana në orën 13:10 drejt Budapestit. Pas mbërritjes, transferimi dhe akomodimi në hotel. Pas një pushimi të shkurtër, nisemi për vizitat e para në një nga zonat më të bukura të qytetit. Vazhdojm vizitat si me poshte :

Sheshi i Heronjve – një nga monumentet më të rëndësishme të Hungarisë, simbol i historisë dhe krenarisë kombëtare.
Vajdahunyad Castle – kështjellë përrallore e vendosur pranë liqenit të parkut, me arkitekturë mbresëlënëse.
Széchenyi Thermal Bath – banjat termale më të famshme të Budapestit, mundësi për relaks ose vizitë panoramike.
Kopshti Zoologjik i Budapestit – një nga kopshtet zoologjike më të vjetra dhe më të bukura në Europë.

Mbrëmje e lirë. Akomodimi ne hotel.

DITA 2 – CITY TOUR BUDA & PEST + ANIJE NË DANUB

Pas mëngjesit, nisemi për turin panoramik të qytetit, duke zbuluar dy anët historike të Budapestit.

Ana e Budës:
Kështjella e Budës

Bastioni i Peshkatarëve

Kisha Matthias

Pamje panoramike mbi lumin Danub dhe qytetin

Ana e Pestit:
Parlamenti Hungarez

Ura e Zinxhirëve

Rruga Andrássy

Qendra e qytetit & Váci Utca

Pasdite kohë e lirë për shopping ose shëtitje individuale.

Në mbrëmje, eksperiencë fantastike me anije në lumin Danub, ku do të shijojmë pamjet spektakolare të Budapestit të ndriçuar, urat elegante dhe ndërtesat historike.

Kthimi në hotel. Fjetje.

DITA 3 – BAZILIKA E SHËN STEFANIT & KTHIMI

Pas mëngjesit, lirimi i dhomave dhe vazhdimi i vizitave të fundit.

Vizitojmë:

Bazilika e Shën Stefanit – një nga kishat më madhështore të Hungarisë, e njohur për arkitekturën imponuese dhe kupolën panoramike.
Sheshi përreth Bazilikës – zonë elegante me kafene dhe restorante.
Kohë e lirë për kafe, blerje suveniresh dhe shëtitjen e fundit në qendër.
Më pas transferimi drejt aeroportit.
Fluturimi i kthimit në orën 16:00 drejt Tiranës.

Përfshihen NUK Përfshihen

NE CMIM PERFSHIHET 
  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Budapest  – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire
NE CMIM NUK PERFSHIHET 
  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit 5 euro personi per nate (Paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka
  4. Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
  5. Shetitje ne Lumin Danub ,  EUR per person

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

CMIMET PER FEMIJET

  •  Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
    Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
    ——————————————————-
    DOGANA
    1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
    2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
    ——————————————————-
    INFORMACIONE
  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në varesi te hotelit.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Kompania e fluturimit vendet ne avion i vendos rastesore kur behet check in .
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  • Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
  •  Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
  • Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
  • Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.