Athine – Pire Udhetim 3 Dite / 2 Nete

Athinë, Greqi

Destinacioni

Zgjat

3 ditë

Fillon nga

139.00

Rreth udhëtimit

Një fundjavë kulturore në zemër të Greqisë antike, ku historia dhe jeta moderne ndërthuren në mënyrë unike. Zbuloni Akropolin legjendar, shëtisni në rrugicat me kalldrëm të lagjes Plaka, bëni shopping në Monastiraki, dhe shijoni atmosferën klasike të Sheshit Sintagma. Ky udhëtim është i përsosur për ata që duan të përjetojnë Athinën në mënyrë komode dhe me guidë profesionale.

📍 Destinacioni: Athinë , Greqi
💶 Çmimi: 139 €/person

📅 Datat e udhetimit : 

  • Tetor : 31 – 2 nentor
  • Nentor : 28 – 30 .

⏳ Kohëzgjatja: 3 Ditë / 2 Netë

Plani i udhëtimit

🕓 Nisja:

  • Tirana: Ora 04:00 nga Universiteti Logos
  • Durrësi: Ora 04:30 nga Stacioni i Trenit
    🚍 Kalimi në Kakavijë dhe ndalesë për pushim dhe konsumimin e drekes
    📍 Mbërritja në Athinë, akomodimi në hotel
    🌆 Pasdite: Vizitë në:
  • Sheshi Sintagma
  • Zona Manastiraki
    🍽 Darkë e lirë në qytet

🍽 Mëngjesi në hotel
📍 Vizita në:

  • Muzeun Kombëtar të Akropolit - muzeu arkeologjik më i madh në Greqi dhe një nga muzetë më të rëndësishëm në botë kushtuar artit të lashtë grek .
  • Parku Arkeologjik i Akropolit & Partenoni- dhe monumentet e tij janë simbole universale të shpirtit dhe qytetërimit klasik dhe formojnë kompleksin më të madh arkitektonik dhe artistik të trashëguar nga antikiteti grek në botë .
  • Harku i Adrianit
  • Lagjja Plaka & Manastiraki - lagjet me piktoreske dhe te vjetra ju ofrojn turistëve vende të mrekullueshme për të ngrënë dhe për të blerë para ose pas vizitës së Akropolit.
  • 🛍 Pasdite e lirë për shopping dhe darkë
    * Tur opsional
  • Turi opsional ne Pire : Shijoni një pasdite ndryshe në portin më të famshëm të Greqisë – Pirenë, zemrën detare të Athinës. Ecje përgjatë marinës, pamje magjike mbi jahtet dhe anijet që lundrojnë drejt Egjeut, si dhe mundësi për të shijuar një kafe buzë detit në një nga lokalet elegante të zonës (5 € per person / minimumi 20 persona .
  • 🏨 Akomodimi në hotel

🍽 Mëngjesi në hotel
🚍 Nisja për në Shqipëri me ndalesa te shkurtra per pushim dhe konsumimin e drekes .
📍 Ndalesë te Ura e Patrës – një nga veprat më të mëdha inxhinierike në Evropë
🛂 Kalimi në doganën e Kakavijës
🕘 Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi në hotel për 2 netë ne hotel
  • Mëngjeset per ditet e qendrimit
  • Vizitat sipas programit
  • Shoqërues/guida gjatë gjithë udhëtimit
  • Taksa lokale hoteli: 3.5 €/person/natë ne hotel 3★ dhe 5€/person/natë ne hotel 4★
  • Turi opsional ne Pire 5 € per person / minimumi 20 persona .
  • Hyrjet në muze dhe monumente
  • Drekat dhe darkat

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

Vendet e para: 10€/person
Vendet e dyta: 5€/person
Vendet e tjera: Rastësore në nisje
👶 Politikat për Fëmijët
  • Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
  • Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
  • Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.

Detaje te tjera:

  • Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
  • Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra +70€
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 5 orë,pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
  • Për akomodimin në hotel nëse dhoma nuk do jetë me krevat dopio, do te jenë dy krevat tek të bashkuar.
  • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferëve mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.