PRANVERE NE VIENNE, AUSTRI 349 EURO
DATAT: 1-4 MARS (3 nete,4 dite)
DITA 1
Takimi ne aeroport.Fluturimi nga Tirana drejt Vienes. Nisja ne oren 13:20 dhe arrijme ne aeroportin e Vienes ne oren 15:05. Transferta me autobuz per ne hotel ku do te akomodohemi neper dhoma. Ne mbremje shetitje ne kembe ne disa prej pikave me interesante te qytetit si :rruga Kartner dhe vizite ne Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit dhe nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme.Kjo e Basilikes do te vizitohet nga Brenda dhe jashte. Darka e lire dhe fjetja ne hotel.
DITA 2
Pas mengjesit ne hotel, do te fillojme me guiden e qytetit te Vienes. Turi do te filloje nga Kisha Votive dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat symbol te Vienes. Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut, I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. Pas vizites se muzeut e pallit mbreteror e cila zgjat rreth nje ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatitku ndodhet Biblioteka Mbreterore, Stallat e kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe kopshtet e Hofburgut te cilat ne pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash. Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan I cili ofron mundesi te shumta argetimi. Darka e lire dhe kthim ne hotel.
DITA 3
Pas mengjesit ne hotel do te nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, I cili ngjason me Pallatin e Versajes. Ketu do te vizitohen 40 Dhomat Mbreterore, Kopshtet e pallatit, Shatervani I Neptunit dhe Belvederja. Pasdite mund te vizitoni Muzeun e Artit apo te Historise, ted y shume interesante. Program Opsional(me pagese extra): Pjesemarrje ne nje prej koncerteve te Walz-it qe shfaqen ne pallatet e koncerteve ne qender te Vienes, ose nje shfaqje Opera ne ndertesen e Operas. Kthimi ne Hotel.
DITA 4
Pas mengjesit, dorezimi I dhomave. Do te vizitohen gjate kesaj dite Pallati I Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe I lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit. Pjesa tjeter e dites do te jete e lire ne rrugen Mariahilfer, ku mund te vizitoni dyqanet me te njohura te veshjeve, deri pasdite kur do te behet nisja per ne aeroportin e Vienes. Nisja nga aeroporti I Vienes ne oren 19:00 dhe arrijme ne Tirane ne 20:35.
Ne cmimin 349 euro per person perfshihet:
-Fluturim direct me avion vajtje-ardhje
-Transfertat me autobuz aeroport-hotel-aeroport
-Akomodimi per 3 nete/4 dite ne hotel 4*
-Eskursionet dhe vizitat sipas programit
-Guide dhe shoqerues ne shqip
Nuk perfshihet ne cmim:
-Hyrjet ne Monumente dhe Muzeume
-Drekat dhe darkat
-Cdo gje qe nuk eshte e permendur ne rubriken “perfshihet”
SHENIM: Bagazhi I perfshire ne cmim eshte nje cante 8 kg( ne kabine dhe permasa 55x40x23cm)
Reviews
There are no reviews yet.