SPLIT – PARKU KRKA 3 DITE

Plani i Udhëtimit

Dita 1 Tirane-Mali i Zi-Dubrovnik

 Itinerari:
Ora 04.00 Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit.
Pas kalimit te pikes kufitare te Muriqanit ,vazhdim i udhetim neper rivieren e Malit te Zi pa
ndalesa duke pershkruar Shen Stefan – Budva dhe Tivat. Kalimi i gjirit te Kotorrit me traget per
ne Hercegnove dhe vazhdimi i udhetimt per ne territorit Kroat drejt Dubrovnikut.
I cilesuar si nje nga perlat e Adriatikut, Raguza (emri i vjeter i Dubrovnikut) ka qene gjithmone
ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:Manastirin Francescan & Domenican , Porta e Piles dhe Ujembledhesin
Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit (
Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten
tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic,
Kullen e Mincetes , Portin e Qytetit. Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar
per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Pas vizites nisja per ne Makarska ku do te akomodohemi ne hotel. Pasdite e lire per te vizituar
qytetin bregdetar te Makarskes.
Darka ne restorantin e hotelit, mbremje e lire.

Dita 2 SPLIT-PARKU NATYROR KRKA

Konsumojme mengjesin ne hotel. Do te fillojme viziten ne qytetin e Splitit per 2 ore me atraksionet si:
Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i
Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Pedonalja e famshme bregdetare e Splitit .
Konsumojme dreken ne qytet dhe me pas nisemi drejt Parkut Natyror KRKA, i cilesuar si parku me i bukur i territorit te
Kroacise.
Me nje siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar ne 1985) shquhet
per ujevarat e tij qe formohen gjate kaskades se lumit Krka dhe si nje habitat i mrekullueshem
per zogjte (mbi 225 specie te ndryshme jetojne ne Krka), duke kthyer shetitjen ne kete park nje
simfoni cicerimash.
Vizite e parkut per 3-4 ore dhe me pas udhetimi per ne Makarska.
Pas mberritjes ne Makarska akomodimi ne hotel dhe konsumimi i darkes .

Dita 3 Mostar-Tirane

Konsumojme mëngjesin ne hotel dhe nisemi per vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i Menekshese ku do të kemi mundësinë
të shohim:
– Urën e famshme të Mostarit;
– Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër;
– Xhaminë e madhe;
– Katedralen e betontë të Mostarit (e vetmja në Europë);
Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi i udhëtimit per ne Tirane. Gjate rruges pushime te shkurtera kafeje . Mberritja ne Tirane ne ore te vona te mbremjes .

Fundi i sherbimit tone !

 

Përfshirë në cmim

  • Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
  • Shoqërues shqiptare gjatë udhetimit
  • Mëngjesi dhe darka
  • Akomodimi ne hotel me 4* Hotel Antonio
  • Taksat e rruges dhe autostrades

Nuk përfshihet në cmim

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Bileta e hyrjes në Parkun Natyror Krka
  • Taksa lokale e hotelit 2 €/person/nete qendrimi
  • Taksa e vizitës së qytetit te Splitit 3.50 €/p
  • Taksa e vizitës së qytetit te Dubrovnik 4.50 €/

 

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME :

  •  Rezervimi i vendeve të para: 10€
  •  Vendet e dyta: 5€
  •  Vendet e tjera rastësore në nisje
 Politikat për Fëmijët
 Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
 Fëmijët 3-6.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
 Fëmijët mbi 7 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje të tjera :

• Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
• Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
• Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra +70€
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 6 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

Informacion & Rezervime
📞 Kontakte për rezervime:
☎️ 069 445 9977  (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga Hoxha Tahsim, Tirane

Vizitohen: Mali i Zi,Kroacia,Bosnje-Hercegovine 2 Nete|3 Dite

Cmimi : 149 €/person