PISA – FIRENCE – SIENA – SAN GIMIGNANO

Dita 1 – Tiranë • Pizë • Firence

Paraqitja në aeroportin e Tiranës të paktën 2 orë para nisjes dhe takimi me guidën shoqëruese.
Nisja nga Tirana për në Pizë, ora 06:00 – fluturim direkt (1 orë e 50 minuta).

Pas mbërritjes, fillojmë vizitën në qytetin historik të Pizës, duke shëtitur ndër monumentet më ikonike të saj.
Turit nis te Kulla e Pizës, një nga simbolet më të famshme në botë, e njohur për pjerrësinë e saj të veçantë. Kjo kullë shërben si kambanorja e Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e tretë më e vjetër e kompleksit monumental.  Më tej vizitojmë Sheshin Santa Maria Assunta (Piazza dei Miracoli), një prej qendrave më të rëndësishme historike dhe artistike në Itali, ku ndodhet katedralja mesjetare madhështore e Pizës dhe monumente të trashëgimisë botërore UNESCO.

Pas vizitës në Pizë, udhëtimi vazhdon drejt Firences, kryeqytetit të artit dhe Rilindjes italiane.
Vizita panoramike përfshin pikat më të rëndësishme të qytetit:

  • Duomo – Santa Maria del Fiore
  • Piazza della Repubblica
  • Piazza della Signoria
  • Palazzo Vecchio
  • Galeria Uffizi
  • Ponte Vecchio
  • Palazzo Pitti
  • Piazzale Michelangelo – panorama më e bukur e Firences

Në mbrëmje bëhet akomodimi në hotel.
Pjesa tjetër e ditës e lirë për të shijuar Firencen sipas dëshirës.

Dita 2 – Siena • Chianti • San Gimignano • Tiranë

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Sienës – udhëtimi zgjat rreth 1 orë.
Mbërritja dhe vizita në pika kryesore të qytetit:

  • Museo della Opera
  • Duomo di Siena
  • Piazza del Campo
  • Torre del Mangia

Më pas udhëtojmë drejt zonës së Chianti, të njohur për peizazhet e saj të mrekullueshme dhe prodhimin e verërave elitare. Aty do të kemi mundësinë të bëjmë degustim vere dhe të shijojmë drekë tradicionale toskane, me produkte tipike të zonës.

Pas drekës, vazhdojmë turin drejt San Gimignano, qyteti i famshëm për kullat mesjetare, artin e shekujve XIV–XV dhe verën e veçantë Vernaccia di San Gimignano. Shëtitje e lirë në qytetin muze me peizazhe unike kodrinore.

Pas përfundimit të vizitës, transferimi për në aeroportin e Pizës.
Fluturimi drejt Tiranës në 17:45.

 

 

NE CMIM  229 EURO PERFSHIHET

  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Pisa  – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire

NE CMIM NUK PERFSHIHET

  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit 7 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka
  4. Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
  5. Taksa e Pises 2 euro personi  ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  6. Taksa e Firences 2 euro personi ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)

 

  CMIMET PER FEMIJET

  •  Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
    Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
    ——————————————————-
    DOGANA
    1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
    2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
    ——————————————————-
    INFORMACIONE
  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50 euro mbi çmimin për person.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  • Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
  •  Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
  • Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.

Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

PISA – FIRENCE – SIENA – SAN GIMIGNANO
DATA 13-14 DHJETOR
CMIMI 229 EURO PERSONI