PISA – FIRENCE – SIENA – SAN GIMIGNANO
DATA 13-14 DHJETOR
CMIMI 229 EURO PERSONI
PISA – FIRENCE – SIENA – SAN GIMIGNANO
Dita 1 – Tiranë • Pizë • Firence
Paraqitja në aeroportin e Tiranës të paktën 2 orë para nisjes dhe takimi me guidën shoqëruese.
Nisja nga Tirana për në Pizë, ora 06:00 – fluturim direkt (1 orë e 50 minuta).
Pas mbërritjes, fillojmë vizitën në qytetin historik të Pizës, duke shëtitur ndër monumentet më ikonike të saj.
Turit nis te Kulla e Pizës, një nga simbolet më të famshme në botë, e njohur për pjerrësinë e saj të veçantë. Kjo kullë shërben si kambanorja e Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e tretë më e vjetër e kompleksit monumental. Më tej vizitojmë Sheshin Santa Maria Assunta (Piazza dei Miracoli), një prej qendrave më të rëndësishme historike dhe artistike në Itali, ku ndodhet katedralja mesjetare madhështore e Pizës dhe monumente të trashëgimisë botërore UNESCO.
Pas vizitës në Pizë, udhëtimi vazhdon drejt Firences, kryeqytetit të artit dhe Rilindjes italiane.
Vizita panoramike përfshin pikat më të rëndësishme të qytetit:
- Duomo – Santa Maria del Fiore
- Piazza della Repubblica
- Piazza della Signoria
- Palazzo Vecchio
- Galeria Uffizi
- Ponte Vecchio
- Palazzo Pitti
- Piazzale Michelangelo – panorama më e bukur e Firences
Në mbrëmje bëhet akomodimi në hotel.
Pjesa tjetër e ditës e lirë për të shijuar Firencen sipas dëshirës.
Dita 2 – Siena • Chianti • San Gimignano • Tiranë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Sienës – udhëtimi zgjat rreth 1 orë.
Mbërritja dhe vizita në pika kryesore të qytetit:
- Museo della Opera
- Duomo di Siena
- Piazza del Campo
- Torre del Mangia
Më pas udhëtojmë drejt zonës së Chianti, të njohur për peizazhet e saj të mrekullueshme dhe prodhimin e verërave elitare. Aty do të kemi mundësinë të bëjmë degustim vere dhe të shijojmë drekë tradicionale toskane, me produkte tipike të zonës.
Pas drekës, vazhdojmë turin drejt San Gimignano, qyteti i famshëm për kullat mesjetare, artin e shekujve XIV–XV dhe verën e veçantë Vernaccia di San Gimignano. Shëtitje e lirë në qytetin muze me peizazhe unike kodrinore.
Pas përfundimit të vizitës, transferimi për në aeroportin e Pizës.
Fluturimi drejt Tiranës në 17:45.
NE CMIM 229 EURO PERFSHIHET
- Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Pisa – Tirane
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodimi ne hotel
- Mengjesi ne hotel
- Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
- Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
- Check in i perfshire
NE CMIM NUK PERFSHIHET
- Hyrje ne monumente dhe muzeume
- Taksa e hotelit 7 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
- Drekat dhe Darka
- Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
- Taksa e Pises 2 euro personi ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
- Taksa e Firences 2 euro personi ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
CMIMET PER FEMIJET
- Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE - Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50 euro mbi çmimin për person.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
- Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
- Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
- Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
- Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.









