LUGANO – LIQENI COMO – MILANO UDHETIM 2 DITORE

LUGANO – LIQENI COMO – MILANO 

UDHETIM 2 DITORE 

DATA 20-21 SHTATOR  

DATA 4-5 TETOR

CMIMI 239 EURO PERSONI 

 

DITA 1 – LUGANO & LIQENI COMO

*Fluturimi direkte Tirane – Bergamo ( Milano) ne oren 06:45 mengjest dhe duhet te paraqitemi 2 ore perpara nisjes ku do te takojm dhe me guiden ne aeroprot.Pas mbërritjes  në Aeroport ne Bergamo, udhetojm me autobus ne qytetin e Luganos.Vizitë panoramike në qytetin zviceran me influencë italiane. Shëtitje në Parco Ciani, një ndër parqet më të bukura të Zvicrës. Kohë e lirë për të shijuar kafenë zvicerane buzë liqenit ose për shopping në rrugët elegante të qytetit. Mundësi për të vizituar Monte Brè ose të merrni pjesë në një shëtitje të organizuar nëpër qytet. Mbas vizite ne Lugano nisemi ne drejtim te Liqenit Como. Udhëtim drejt qytetit romantik të Como-s, në bregun verior të Italisë .Vizitë në qendrën historike, Katedralen e Como-s (Duomo di Como) dhe rrugicat e vjetra. Kohë e lirë për drekë tradicionale italiane . Mundësi për shëtitje me varkë në liqenin Como (opsionale, me pagesë shtesë). Pamje të mrekullueshme për foto dhe relaks.   Opsionale* Në liqenin Komo eksperiencë për të mos u humbur është të vizitoni brigjet e liqenit dhe 2 qytete përrallore si Cernobbio dhe Bellagio. Lundrimi kushton rreth 20 euro personi  ku anija ndalon ne te tre destinacionet. Vizitat do te realizohen te shoqeruar nga guida.

 

DITA 2 – MILANO

*Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt qendrës së Milanos. Vizitë në monumentet më të famshme të qytetit: Duomo di Milano – Katedralja madhështore gotike. Galeria Vittorio Emanuele II – Tempull i modës dhe arkitekturës. Castello Sforzesco – Kalaja historike dhe Parco Sempione.  Kohë e lirë për shopping në rrugët më të famshme si Via Torino, Corso Vittorio Emanuele II apo për të shijuar një kafe italiane në Piazza del Duomo

Nisja për kthim në oren 15:00  ne drejtim te aeroporti. Bergamo Tirane nisja ne oren 18:15

 

 CMIMI PËRFSHIN:

  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Bergamo – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel 4 ****
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire

NUK PËRFSHIN:

  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit 5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka
  4. Anija 20 euro personi per turin opsional Como – Cernobbio – Bellagio
  5. Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )

ÇMIMIT PËR FËMIJËT
-Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 30€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-

1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE TE RENDESISHME
-Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
– Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
-Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
-Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
-Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

 

 

 

LUGANO – LIQENI COMO – MILANO 

UDHETIM 2 DITORE 

DATA 4-5 TETOR

CMIMI 239 EURO PERSONI