KARNAVALET NE  VENECIA , VERONA ( 2 DITE  1 NATE )  Date 22-23 SHKURT 189 EURO

UDHETIM NE  VENECIA , VERONA ( 2 DITE  1 NATE )  Date 22-23 SHKURT 189 EURO

DITA E PARE: Fluturimi direkte Tirane – Treviso. Duhet te paraqitemi 2 ore perpara nisjes ne aeroport kun a pret dhe guida. Nisja nga Tirana ne oren 06:50, mberritja ne Treviso ne oren 08:35.  Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike. Akomodimi dhe fjetje ne hotel.

DITA E DYTE: Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit nisemi drejt Venecias. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit. Kohe e lire per dreke.

Pas vizites ne Venecia nisja nisja për në aeroportin e Trevizos. Fluturimi direct Treviso – Tirane. Nisja nga Treviso ne oren 18:50, mberritja ne Tirane ne oren 20:20

NE CMIM PERFSHIHET

  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Treviso – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire

n NE CMIM NUK PERFSHIHET

  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit 5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Taksa e re e hyrjes ne Venecia diten e dyte 5 euro ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  4. Drekat dhe Darka

POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “KARNAVALET NE  VENECIA , VERONA ( 2 DITE  1 NATE )  Date 22-23 SHKURT 189 EURO”

Your email address will not be published.