BRUKSEL – AMSTERDAM – ROTTERDAM – HAGE – BRUGES – ANTWERP

BRUKSEL – AMSTERDAM – ROTTERDAM – HAGE – BRUGES – ANTWERP

DATA 23-26 MAJ  

CMIMI 519 EURO PERSONI 

Dita e Parë:

Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 05:50. Mbrritja në Bruksel në orën 08:40. Transferimi në Bruksel. Vazhdon vizita panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Atomi (Kulla me e vecante me motive shkencore e Europes), Ndertesa e Parlamentit Europian, Sheshi ” de la Bouteille” ,Parkun dhe shatrivani i famshem “Park du Cinquantenaire”.Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qytetin Romantik të Bryzhit,Belgjike, i cili te ofron shumeçka,duke nisur nga ndertesat katakteristike te stilin rilindas Fleming, dyqanet artizanale te çokollatave dhe punimeve me grep, por njekohesisht mund te perjetoni nje xhiro me barke ne nje prej shume kanaleve ” Alla Veneciane” te tij , jo me kot e etiketojne shpesh si ” Venecia e Veriut”. Nisja për vizitë në qytetin – port me te madh ne Europe, në Rotterdam të Hollandës ,me ndertesat e tij moderne si ” Shtepia me Kuba”, Tregun e mbyllur ” Markthal” i shquar për tavanoren me te madhe prej xhami ne Europe , Uren Erazmus, etj. Me pas vazhdon udhëtimi për në Kryeqytetin zyrtar te Hollandes, Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi qëndror Dam, dhe qendra e njohur tregtare, me arkiteture te rafinuar , ” Magna” ( ish zyra e postes se Amsterdamit) . Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit . Vizitë per foto në muzeumin Kombetar te Hollandes “Rijks Museum” , Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon udhëtimi yne për në qendren administrative dhe diplomatike te Hollandes, Hage. Vizitë e shkurtër në Hage. ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes , qendra elegante tregtare ” De Passage” ,dhe monumente të tjera,të këtij qyteti . Me pas ndalojme per nje vizite te shkurter ne qytetin e bukur kulturor te Antwerpit , ne Belgjike , ku do te vizitojme Bashkine pompoze , katedralen e qytetit po keshtu sheshet dhe monumentet e tjera te tij.
Me pas ,Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel – Tiranë në orën 21:25. Mbrritja në Tiranë në orën 23:55.

 

NE CMIM PERFSHIHET

  1. Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Bruksel  – Tirane
  2. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  3. Akomodimi ne hotel
  4. Mengjesi ne hotel
  5. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  6. Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  7. Check in i perfshire

 

NE CMIM NUK PERFSHIHET

  1. Hyrje ne monumente dhe muzeume
  2. Taksa e hotelit  5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  3. Drekat dhe Darka

  CMIMET PER FEMIJET

  •  Fëmijët në moshën 2 – 9.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
    Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
    ——————————————————-
    DOGANA
    1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
    2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
    ——————————————————-
    INFORMACIONE
  • Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
  • Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
  • Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
  • Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
  •  Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
  • Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
  • Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

 

 

BRUKSEL – AMSTERDAM – ROTTERDAM – HAGE – BRUGES – ANTWERP

DATA 23-26 MAJ  

CMIMI 519 EURO PERSONI