𝐃𝐔𝐁𝐑𝐎𝐕𝐍𝐈𝐊-𝐂𝐀𝐕𝐓𝐀𝐓-𝐊𝐎𝐓𝐎𝐑𝐑

𝐃𝐔𝐁𝐑𝐎𝐕𝐍𝐈𝐊-𝐂𝐀𝐕𝐓𝐀𝐓-𝐊𝐎𝐓𝐎𝐑𝐑

 Data e udhëtimit:  14-16  Mars 

Çmimi: 129€/person (3 ditĂ« 2 netĂ« )

Dita 1 Tirane-Tivat-Cavtat
 Nisja:
‱Nga Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, pĂ«rballĂ« Pallatit tĂ« Sportit “Asllan Rusi”)
‱Nga DurrĂ«si: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
‱Nga Lezha : Ora 7:00
‱Nga Shkodra : Ora 7:45
 Itinerari:

‱ VazhdojmĂ« udhetimin drejt shtetit fqinj Mali i Zi, nĂ«pĂ«rmjet pikĂ«s doganore Muriqan.
‱ Pas procedurave doganore, ndalese pĂ«r kafen e mĂ«ngjesit.
‱ MĂ« pas i drejtohemi ishullit tĂ« ShĂ«n Stefanit pĂ«r njĂ« ndalesĂ« panoramike nga ishulli mĂ« i njohur nĂ« bregdetin e Adriatikut .
‱ VazhdojmĂ« drejt Porto Montenegro i njohur edhe si porti i sheikĂ«ve pĂ«r njĂ« ndalesĂ« dhe vizitĂ« nĂ« portin prestigjoz tĂ« jahteve.
‱ Pas konsumimit tĂ« drekĂ«s vazhdojmĂ« udhĂ«timin drejtĂ« pikĂ«s doganore duke u larguar nga qyteti i Tivatit me traget .( Kalimi me traget Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« cmim)
‱ Pasi kryejmĂ« procedurat doganore vizita e radhĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« qytezĂ«n e Cavtatit.
‱ Akomodimi dhe konsumimi i darkĂ«s nĂ« hotel.

 

Dita 2 Dubrovnik

 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Me pas vazhdojme vizitat ne qytetin e Dubrovnikut për të shijuar magjinë e këtij qyteti mesjetar me atraksione kryesore të tijë  ku do te vizitojmë: Manastirin Francescan, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun ,Walk of shame ku eshte xhiruar edhe seriali i njohur  Game of Thrones, Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit ,Pallati Rektor etj.

Akomodimi në hotel dhe konsumimi i darkes.

 

Dita 3 Dubrovnik-Kotorr-Tirane

Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Me pas bëhemi gati per tu nisur drejt Perastit dhe qytetit të vjetër te Kotorrit.

-Pas vizites ne Kotorr nisemi drejt Tiranes duke iu drejtuar pikes doganore Muriqan.
-Kthimi në Tirane dhe Durres në mbrëmje.

Fundi i sherbimit tone!

 

 

ÇfarĂ« pĂ«rfshihet nĂ« çmim?

Transporti vajtje-ardhje
Akomodimi për 2 net në hotel 4*
Darkat & mëngjeset (bufe )
Vizitat sipas programit
Guida shoqëruese

 


 INFORMACIONE TË RËNDËSISHME :

Rezervimi i vendeve tĂ« para: 10€
Vendet e dyta: 5€
Vendet e tjera rastësore

 Politikat për Fëmijët
 FĂ«mijĂ«t 0-2.99 vjeç – Pa pagesĂ« (pa tĂ« drejtĂ« vendi nĂ« autobus).
 FĂ«mijĂ«t 3-6.99 vjeç – PaguajnĂ« 50% tĂ« çmimit tĂ« paketĂ«s (akomodimi nĂ« njĂ« dhomĂ« me dy tĂ« rritur).
 FĂ«mijĂ«t mbi 7 vjeç – PaguajnĂ« çmimin e plotĂ«.
Detaje të tjera :
‱ PĂ«r kĂ«tĂ« udhĂ«tim nevojitet pasaportĂ« me vlefshmĂ«ri 3 muaj nga data e skadencĂ«s .
‱ FĂ«mijĂ«t nĂ«n moshĂ«n 18 vjec tĂ« pashoqĂ«ruar nga tĂ« dy prindĂ«rit duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pajisur me prokurĂ«.
‱ Akomodimi nĂ« dhomĂ« teke (single) ka kosto extra +70€
‱ Agjensia nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r prishjen e automjetit deri nĂ« 3 orĂ«,pas ksaj ore nĂ«se automjeti nuk rregullohet apo zĂ«vĂ«ndesohet agjensia ju rimburson 35% tĂ« cmimit tĂ« paketĂ«s.
‱ Agjensia nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« rast kthimi nĂ« doganĂ« pĂ«r mungesĂ« dokumentacioni apo probleme tĂ« tjera.
‱ NĂ«se mbeteni tĂ« kĂ«naqur nga shĂ«rbimi i guidĂ«s dhe i shoferit mund tĂ« lini njĂ« shumĂ« simbolike nĂ« formĂ« bakshishi.
Informacion & Rezervime
 Kontakte për rezervime:
‱ 069 445 9977 (WhatsApp/SMS)
 Adresa: Rruga Hoxha Tahsim, Tirane

𝐃𝐔𝐁𝐑𝐎𝐕𝐍𝐈𝐊-𝐂𝐀𝐕𝐓𝐀𝐓-𝐊𝐎𝐓𝐎𝐑𝐑

 Data e udhëtimit:  14-16  Mars 

Çmimi: 129€/person (3 ditĂ« 2 netĂ« )